Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia dhe ndërtimet dominuan 2014-ën

Vjedhja e energjisë elektrike dhe ndërtimi i paligjshëm përgjatë vitit 2014 rezultojnë ndër veprat penale me numrin më të madh të hetuara nga Prokuroria. A1 Report ka mundur të sigurojë disa të dhëna prej raportit të dorëzuar në Parlament nga Prokuroria e Përgjithshme ku rezulton se përgjatë 2014 në të gjithë Shqipërinë janë 2470 procedime në raport me 365 procedime të 2013-ës.

Në raportin e saj prokuroria deklaron se gjatë vitit që lam pas në gjykatë janë dorëzuar nga këto procedime 1107, procese të cilat në afro 800 raste kanë përfunduar. Rritje ka patur dhe numri i të pandehurve për vjedhjen e energjisë ku individë të proceduar janë 1711, në të shumtën e rasteve administratorë biznesesh. Krahasuar me vitin 2013, rritje të procedimeve penale në masën e 93.6 % ka patur dhe për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm, sipas të dhëanve të Prokurorisë së Përgjithshme.

Gjatë 2014-ës sipas statistikave të Prokurorisë së Përgjithsme në 12 qarqet e vendit krahasuar me 2013, procedimi penal për krimet ndaj jetës të kryer me dashje përfshi vrasjet ka pësuar ulje me 19 %.

Sipas raportit të dorëzuar në Parlament, një vepër penale e cila ka pësuar rritje në rastet e hetuara është ajo e skemave mashtruese me rimbursimin e tatitimit mbi vlerën e shtuar ku dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit përllogaritet në 35 milion euro.

Po ashtu nga njësit task forcë të krimit ekonomik, rezulton të jetë rritur me afro 3.5 herë hetimi për veprën penale të fshehjes së të ardhurave përfshi sektroin e tatim taksave nga biznese dhe individ që kanë konsumuar evasion fiskal.

Ndërkaq ndër procedimet më voluminoze në shkallë vëndi mbetet vepra penale e prodhimit dhe kultivimit të narkotikëve, ku krahasuar me 2013 janë dyfishuar në 52 %.

Shqiptarja.com 23.03.2015