Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, 13 blloqe të lira për investitorët

Promovimi i burimeve natyrore tё Shqipёrisё dhe informimi pёr procedurat e dhënies sё blloqeve tё lira tё naftës dhe gazit bashkuan në Tiranë disa prej kompanive më prestigjiozë botërore.

Ministria e Energjisë dhe IRN International çelën punimet e ditës së parë të “Albania Oil, Gas & Energy 2015”. Të ftuar të veçantë në samitin dy ditor ishin kompanitё SOCAR, SHELL, BP, Exxon Mobil, Anadarko, ENI, Fluxis, NIS e Repsol.

Samitit ju drejtua me një fjalë rasti Kryeministri Z.Edi Rama.

Ndërkaq, Ministri Gjiknuri deklaroi se shumë shpejt, nёpёrmjet Ministrisё sё Energjisё do tё fillojnё procedurat pёr dhёnien e tre blloqeve të para pёr kёrkim tek shoqёritё e interesuara, nёpёrmjet procedurave negociuese kompetitive, duke synuar afrimin e shoqёrive mё serioze dhe qё mund tё pёrballojnё investimet nё kёrkimet e reja nё Shqipёri.

Kjo do tё evitojё dёshtimet e sё kaluarёs, ku blloqet e naftёs ju dhanё aktorёve jo serioz, tё cilёt nuk ishin nё gjendje tё realizonin angazhimet e marra.

Gjithashtu, qeveria shqiptare do tё angazhohet tё kryejё sizmiken nё blloqet e lira detare, me qёllim pёrgatitjen e bazёs sё nevojshme tё tё dhёnave, pёr tё organizuar ankandet pёr blloqet e tjera të lira edhe nё det.

Në total, numërohen 13 blloqe të lira të naftës dhe gazit në vend. Ato janë të shtrirë në zona të ndryshme dhe për të gjitha janë kryer kërkime të mëparshme ku është konkluduar se ka potencial për rezerva. Kryesisht blloqet ndodhen në zonën lindore dhe juglindore, ndërkohë që më pak rezerva vlerësohet të ketë në Veri të vendit.

Blloqet e naftës dhe mundësitë e kërkimit

energjia.al  17.03.2015