Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Projekti “Kosova e re” afër dështimit

Projekti “Kosova e Re” sërish mund të dështojë për shkak të shkeljeve ligjore që janë bërë nga Qeveria e Kosovës.

Kështu shkruan e përditshmja Telegraf, e cila thekson se ndryshimet e mëdha të projektit që janë bërë nga viti 2009, sipas Ligjit të Prokurimit Publik, çojnë kah anulimi i tenderit.

Edhe “Contour Global”, ofertuesi i vetëm për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, sipas këtij ligji, më nuk i plotëson kriteret e parakualifikimit të projektit “Kosova e Re”, shkruan sot Koha Ditore.

Ofertuesi i vetëm nuk ka përvojë në ndërtimin e mihjeve të hapura, që ka qenë kriter për t’u parakualifikuar. Ka dyshime edhe sa u përket sigurimit të mjeteve prej 800 milionë eurosh për ndërtimin e ndonjë termocentrali në mënyrë të suksesshme.

Në vitin 2009, kompania “Contour Global” që ishte në konsorcium me kompaninë greke “Public Power Corporation SA” i kishte plotësuar të gjitha kriteret që kanë qenë kusht për t’u futur në listën e ngushtë për këtë projekt. Por, me vonë PCC-ja ishte tërhequr nga gara dhe se “Contour Global” e kishte vazhduar garën e vetme.

Revista Monitor, 09.03.2015