Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjobiten 42 subjekte që tregtojnë karburant

Komunikatë e Inspektoriatit Qëndror Teknik

Bazuar në inspektimet e muajve dhjetor 2014 – janar 2015 nga Inspektoriati Qendror Teknik janë gjobitur në total 42 subjekte, të cilat tregtojnë lëndë hidrokarbure.

Përkatësisht 21 subjekte për mungesë dokumentacioni dhe 21 për cilësinë e karburanteve.

Inspektorati Qendror Teknik garanton opinionin publik se është i vendosur të ushtrojë detyrën e tij për monitorimin e të gjitha subjekteve sa i takon respektimin e ligjit dhe do të ndëshkojë çdo rast abuziv. Në kuadër të transparencës me publikun, IQT publikon prej muajsh rezultatet e kontrolleve dhe listën e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masë ndëshkimore.

Klikoni këtu për tu njohur me subjektet e gjobitura.

energjia.al  25.02.2015