Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Medvedev: Ukraina të paguajë gazin rus

Kryeministri rus Dimitri Medvedev tha se Ukraina duhet të paguajë gazin e dërguar në zonat e kontrolluara nga forcat pro-ruse në lindje të Ukrainës.

“Bazuar në detyrimet ekzistuese kontraktuale, Kievi duhet të paguajë për gazin rus”, tha Medvedev.

Gazpromi rus të enjten filloi me dërgesat, ndërsa kompania shtetërore ukrainase “Naftogaz” ka paralajmëruar se gazi nuk do të paguhet.

Gjigandi rus i gazit me kërkesë të Naftogaz-it këtë javë ka rritur dërgesat e gazit për Ukrainë.

Drejtori i Gazpromit, Alexey Miller tha sot se kompania Naftogaz ka dërguar një kërkesë për të rritur dërgesat e gazit për Ukrainë. Ai konfirmoi se janë rritur dërgesat e gazit natyror për Ukrainë, përfshirë edhe pompat në Platovo dhe Prokhorovka në lindje të Ukrainës.

Kompania Naftogaz më parë ka konfirmuar se ka kërkuar rritjen e dërgesave të gazit ntyror rus nga 30 në 42 milion metra kub.

Nuk është konfirmuar nëse Naftogaz ka kërkuar rritjen e dërgesave me gaz edhe për pompat Platovo dhe Prokhorovka të cilat ndodhen në lindje të Ukrainës, ku zhvillohen konfliktet në mes ushtrisë ukrainase dhe forcave pro-ruse.

Ukraina dhe Rusia më 30 tetor të vitit të shkuar ranë dakord për paketën e furnizimeve të gazit për periudhën e dimrit. Sipas kushteve të përcaktuara në këtë paketë, Ukraina është dakorduar ti paguajë Gazpromit 378 dollarë për njëmijë metra kub deri në fund të 2014. Nga tremujori i parë i 2015, Ukraina do të paguajë 365 dollarë për njëmijë metra kub gaz.

Rusia ka pezulluar shpërndarjen e gazit natyror më 16 qershor për shkak të faturave të papaguara të Ukrainës. Pasi që kompania ukrainase Naftogaz paraprakisht pagoi palës ruse 378 milion dollarë për një miliard metra kub gaz, më 9 dhjetor shpërndarje rifilloi. Ndërkohë, paketa e marrëveshjes për shpërndarjen e gazit për periudhën e dimrit skadon më 31 mars të këtij viti.

Shqiptarja.com  23.02.2015