Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Aksident, vdesin dy roje të HEC-it

Dy rojet e hidrocentralit të Peshqeshit në Mirditë kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor, ndërsa kishin mbaruar turnin e tretë të punës.

Automjeti me të cilin udhëtonin Gjergj Kola 56 vjeç dhe Mark Loci 58 vjeç ka përfunduar rreth 60 metra në greminë. Sipas burimeve nga policia, dyshohet që shkak për humbjen e kontrollit të automjetit të jetë bërë pagjumësia. Mendohet qe per nje moment shoferin ta kete zene gjumi, cka ka shkaktuar humbjen e menjehershme te drejtimit duke perfunduar ne gremine.

Aksidenti rrugor u shënua në afërsi të Respit, ndërsa bashkë me Kolën dhe Locin udhëtonte edhe infermierja e fshatit Peshqesh me inicialet P.K, e cila ka shpëtuar për mrekulli. Ajo ka mbetur e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptarja.com  19.02.2015