Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqyrtohet pr/ligji për energjinë dhe gazin

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvillon një seancë dëgjimore me Entin Rregullator të Energjisë ERE, lidhur me projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”

I pranishëm në mbledhjen e komisionit ishte kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti

Ai dha mendimet e tij për projektligjin e ri “Për sektorin e energjisë elektrike”. Sipas tij, miratimi i një ligji të ri për sektorin e energjisë dhe të gazit është një risi për zhvillimin e sektorit të energjisë në përgjithësi duke shtuar se draftimi i projektligjit ka trajtuar një sër problematikash që Enti ka hasur në sektorin e energjisë. “Miratimi i një ligji të ri në sektorin e energjisë dhe të gazit është një risi në mendimin tonë si Ent Rregullator në zhvillimin e sektorit të energjisë në përgjithësi. Kuptohet që çdo ligj ka kohën e veprimit të tij, ka evolimit të tij, por ka edhe problematikat që krijohen mbas një kohe të caktuar që ai është në fuqi dhe në zbatimin e tij. Përsa i përket sektorit të energjisë elektrike dua të them se ligji ekzistues, ose ligji që ka qenë përpara, e ka kryer misionin e vet në lidhje me zhvillimin e sektorit dhe me implementimin e tij. E vlerësoj momentin që rishikohet ligji për sektorin e energjisë elektrik dhe të gazit dhe dua personalisht të përshëndes autorët e këtij ligji dhe të gjithë pjesëmarrësit që kanë marrë pjesë në hartimin dhe në draftimin e këtij ligji sepse i gjej të trajtuara shumë problematika që ne kemi patur dhe kemi hasur në sektorin e energjisë, si në sektorin e energjisë elektrike, ashtu edhen ë atë të gazit, pavarësisht se ky është nj sektor i krijuar rishtas dhe mjaft i ri”,- tha z. Ahmetaj.

Më pas deputetët vijuan me diskutimet e tyre lidhur me projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike” i cili do të vijojë të shqyrtohet në mbledhjen e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese dhe Tregtinë.

Në mbyllje të mbledhjes, kryetari i komisionit, z.Eduart Shalsi theksoi se shqyrtimi i projektligjit do të vijojë dhe se vërejtjet, sugjerimet apo komentet e deputetëve do të merren në konsideratë pasi konsultimi mbi këtë ligj do të vijojë.

energjia.al  17.02.2015