Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Gjiknuri, intervistë për A1 Report

Ministri i Energjisë dhe Industrisë ka sqaruar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” akuzat e bërë nga opozita se qeveria po blen dyfish më shtrenjtë energjinë, edhe në një situatë kur rreshjet janë të shumta dhe prodhimi vendas është në nivel maksimal.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dy ditë më parë akuzoi qeverinë se blerja e energjisë i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë të paktën 4 milion euro dhe nëse OSSHE do ta kishte blerë energjinë direkt nga KESH këto shpenzime do të ishin kursyer. Por ministri Gjiknuri thotë se ky rregull është zbatuar edhe në vitet kur PD qeveriste dhe se OSHEE e bën planin e blerjes së energjisë para kohe. Ministri Gjiknuri tha se në kë rast nuk ka shkelje të ligjit, por ky është një parim i ndjekur në tregun e energjisë elektrike.

“Ka spekullime, nuk është një gjë që ndodh sivjet. Gjithmonë ka ndodhur për shkak të modelit të tregut që kemi. OSHEE është i ndarë nga pikëpamja ekonomike, modeli është që ai që është përgjegjës për shpërndarjen është i ndarë nga prodhimi. Prodhimi ka një politikat e tij dhe shet sipas nevojave të tregut, përveç pjesë së rregulluar. Humbja vetëm importohet nga OSHEE-ja, duhet të mbulohen me tarifën e rregulluar nga KESH-i. Çdo tepricë e KESH sipas rregullores së tregut të vendosura me kohë, kur ka tepricë KESH duhet të dalë në ankand dhe e vetmja mënyrë për të testuar çmimin e energjisë është ankandi. Këtë ka bërë KESH, por jo KESH gjithmonë ka tepricë. Vetëm kur ka prurje të tilla siç kanë qënë, në ato moment ose duhet të shkakrojë ose të shesi. Nuk ja shet dot OSHEE se pse kjo ka kontraktuar enregji, sepse OSHEE kur blen energji ka një datë fikse dhe një peridhë planifikimi. Javën e fundit të janarit duhet të ketë lidhur kontratë. Energjia nuk është një mall që është kollaj për tu tregëtuar, duhet ta gjesh dhe të marrësh kapacitetet e nevosjme për tra transmetuar. Energjia vjen nëpërmjet linjave të interkonjeksionit dhe duhet ta kontraktosh në kohë se nuk mund ta lësh vendi në pritje a do të bjeri shi apo jo, pasi mund të mbetesh pa energji”, deklaroi ministri Gjiknuri.

Sipas tij me operacionin e nisur për energjinë po mbyllet gropa në këtë sistem. “Viti 2014 ka një përmirësi prej 100 milionë dollar sistemi i energjisë. KESH ka filluar të shlyejë edhe detyrime të HEC-eve private të akumuluara për keq të keq planifikimt të blerjes së energjisë”, theksoi ministri.

Ministri Gjiknuri foli edhe për minierat ku theksoi se po vijon pastrimi i lejeve të mbivendosura, gjithashtu ai shtoi edhe se do të bëhet mbyllja e disa galerive të rrezikshme në Bulqizë, të cilat rrezikojnë të shemben.

Intervista e plotë e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri:

Do ta nisim bisedën nga situata hidroenergjitike e vendi, kur ka pasur përmbytje gjithnjë është përmbytur Shkodra. Si është gjendja hidrike në tre hidrocentrale, ka arritur në pikën kritike që mund të kemi sërish përmbytje në atë zonë?
Ka arritur në pikën që shkarkimet e kontrolluara nuk do të jenë shkak për përmbytjen e nën Shkodrës. Jo se niveli nuk është ngritur, kur filluan shkarkimet ishte në 292.6 niveli i Fierzës, tani kemi një rënie për shkak të shkarktimeve të kontrolluara dhe prodhimit me kapacitet të të gjithë hidrocentraleve. Shkakrimet janë rreth 840 metër kub nga Vau I Dejës, kemi ulur shkarkimet në Fierzë dhe jemi Brenda kuotave që nuk përbëjnë shkak për përmbytje. Edhe ndonjë çikë ngritje të nivelit të lumit, për ato zona është e zakonshme, siç është zona e Obotit, që janë nën nivelin e detit. Për shkak të mirëmenazhimit që janë marrë masat në kohë, është respektuar rregullorja siç duhet… Ka rënë borë, temperaturat kanë rënë, e kur bien temperaturat bien prurjet, ulja e temperaturave ka dhënë këtë rezultat. Mendoj që Shkodra nuk do të ketë problem, tani asnjëherë nuk i dihet kohës dhe fenomeneve që nuk i kontrollon dot njeriu, sat janë marrë dhe është respektuar rregullorja, shkarkimet kanë filluar në kohën e duhur dhe prodhimi i energjisë është bërë sipas përcaktimit të rregullores . sot që flasim kaskada punon me efikasitet të plotë.

Gjatë dhjetorit e janarit kaskada punonte me kapacitet të plotë, pse mbahej rezerva hidrike që tani derdhet?
Nuk mund ta shkarkosh rezervën me hamendje, duhet ruajtur ca niveli. Nuk fillohen shkakrimet kur janë kuotat nën 290, mbi 290 fillon e mendon për shkarkime sepse mund të ndodhë dimër i ftohtë dhe i thatë e që rritet konsumi i energjisë elektrike. Nuk është një gjë e thejshtë që uji është në një magazinë dhe në çdo kohë e hap apo e mbyll. Prandaj ka një rregullore, ka një secretariat që është mbledhur dhe ka marrë vendim në fillim të shkurtit të fillojë shitja e energjisë dhe shkakrime të kontrolluara.

Sa prodhohet nga hidrocentralet dhe sa importohet?    
Importohet pjesa e humbjeve, duhet të dini se si funksionon tregu në Shqipëri. Operatori I Shpërndarjes importon vetëm pjesën e humbjeve të energjisë.

Sa është konsumi në Shqipëri dhe sa është kapaciteti I hidrocentraleve shqiptare?
Kapaciteti është 1400 mega vat, duke përfshirë dhe hec-et private, konsumi është mbi 7 terra nga e cila një pjesë e mirë e kësaj mbulohet nga operatori i Shpërndarjes. Sot që flasim po punohet në Fierzë me 475 megavat në orë , Komani 375 dhe Vau i Dejës me 188. Është gati fuqia e plotë e këtyre hidrocentraleve. Një pjesë e kësaj shkon për konsumatorët e rregulluar…

Pyetja ime konsistonte në bilancin enegjitik të vendit, sa prodhon Shqipëria dhe sa konsumon?
Bilanci energjitik i vendit në kushte normale mbulohen nevojat deri në 55-60%  të konsumit në Shqipëri. KESH-i në kushte optimal shkon deri në 4 terra. Pjesa tjetër plotësohet nga hidrocentrale private. Energjia e prodhuar lirë e KESH-it me pak se 10 euro mega janë përgjegjëse vetëm për 50 e ca % të nevojës. Pjesa tjetër janë ose çmime importi, ose çmime siç kanë qënë me hec-et private 10% më të larta se sa importi e prandaj kostoja e energjisë sa vinte dhe rritej. Në kushte normale 40 % e energjisë duhet të importohet.

Një akuzë që ka bërë opozita ditët e fundit, kur kemi dy kompani KESH që është publike dhe OSHEE po në pronësi të qeverisë, KESH eksporton ndërsa OSHEE blen energji jashtë.  Difernca që shet KESH dhe OSHEE që blen është rreth 20 euro për kilovat në orë.
Ka spekullime, nuk është një gjë që ndodh sivjet. Gjithmonë ka ndodhur për shkak të modelit të tregut që kemi. OSHEE është i ndarë nga pikëpamja ekonomike, modeli është që ai që është përgjegjës për shpërndarjen është i ndarë nga prodhimi. Prodhimi ka një politikat e tij dhe shet sipas nevojave të tregut, përveç pjesë së rregulluar. Humbja vetëm importohet nga OSHEE-ja, duhet të mbulohen me tarifën e rregulluar nga KESH-i. Çdo tepricë e KESH sipas rregullores së tregut të vendosura me kohë, kur ka tepricë KESH duhet të dalë në ankand dhe e vetmja mënyrë për të testuar çmimin e energjisë është ankandi. Këtë ka bërë KESH, por jo KESH gjithmonë ka tepricë. Vetëm kur ka prurje të tilla siç kanë qënë, në ato moment ose duhet të shkakrojë ose të shesi. Nuk ja shet dot OSHEE se pse kjo ka kontraktuar enregji, sepse OSHEE kur blen energji ka një datë fikse dhe një peridhë planifikimi. Javën e fundit të janarit duhet të ketë lidhur kontratë. Energjia nuk është një mall që është kollaj për tu tregëtuar, duhet ta gjesh dhe të marrësh kapacitetet e nevosjme për tra transmetuar. Energjia vjen nëpërmjet linjave të interkonjeksionit dhe duhet ta kontraktosh në kohë se nuk mund ta lësh vendi në pritje a do të bjeri shi apo jo, pasi mund të mbetesh pa energji. OSHEE lidh kontratë në bazë të planit të saj duke marrë në konsideratë nivelin e humbjeve që ka. Ankandet zhvillohen nga data 24 janar, që ishte e pamunudr për KESH të parashikonte energjinë e nevojshme që do të donte OSHEE për konsumin e këtij muaj.

Rastësi është që enegjia që blen OSHEE është 30% më e shtrenjtë se ajo që shet KESH-i?
Kur shet në kushte emergjente është më lirë, sepse ky është tregu, shih trendin, madje ka qënë shumë më lirë. Në vitin 2013 ka qënë shumë shumë më lirë. Ky është modeli I tregut që ka vazhduar gjithmonë. Ke sgitje në qershor të 2013 me 27 mega. Energjia natën është në gjithë botën falas, ka vende që ta japin zero lekë . se ku e con energjinë natën, nuk mund të mbyllet një termocentral. Nuk ka një ligj nuk ka një bazë ligjore që të detyrojë KESH të shesi apo OSHEE që ta blejë nga KESH. Për shkak të kësaj anomalie që është krijuar, çmimet që ka shitur KESH në shkurt janë 92 % të çmimeve të bursës. Kur importon enegji duhet të llogatritësh dhe kapacitetet e transmetimit. Këta tregtarë janë ata që i blejë kapacitetet, kaq hapësirë të mban rrjeti . nuk ka asnjë shkelje të ligjit, le të dalë dikush të thotë që është shkelur ligji.  Ky është modeli, ndryshe do të ktheheshim në sistemin socialist kus çdo gjë do të ishte e shtetit. Atëhere nuk duhetë të kemi më as treg energjie, e nuk do të kmei më nevojë për tregti. Korporata vetë në mënyrë të lirë bashkë me operatorin e shpërndarjes arritën një kontratë për marsin dhe prillin nëse vërtet do të jetë një peridhë e mirë, do të ketë një prodhim konstatnt të energjisë që të arrijë një marrëveshje. Edhe korportata fiton para dhe OSHEE ul konston e importit, dhe kjo mbase mudn të hajë kritika. Në Shqipëri ndodhesh mes dy zjarresh, sepse vendet kanë detyrime për tractate për tregëtinë e lirë. Kjo është një marëdhenie direkte mes kompanive, dhe shteti nuk ka asnjë rol.

Vdiq dikush për 30 mijë lekë të vjetra që nuk i kishte paguar, ndërsa me një firmë ky drejtori drejtori i KESH…
KESH bën ankand nuk bën gropë, përkundrazi ka fituar 10 milion euro që do të shkonin dëm. OSHEE për peridhën në vazhdim meqënëse ka supër prodhim kanë bërë një marrëdhenie trgtare, nuk ka rol shteti këtë duhet të kuptoni. Kjo është kuadri rregullator, ne synojmë që këto kompani të jenë si korporata, jo si segmente që drejtohen nga ministriaKjo është kuadri rregullator, ne synojmë që këto kompani të jenë si korporata, jo si segmente që drejtohen nga ministria. Nëse ne krijojmë segmente shtetërore në sektorin energjitik, sikur janë zgjatime si zyrat e shtetit ne do të përsërisim të njëjtat gabime .

Këto nuk mund të kordinohen? Që mos kemi gropa të tilla që shkojnë deri në 20 milionë euro?
Nuk i kordinon dot, ca do bënte OSHEE do priste, të shtinte fall se si do ishte moti. Të kntraktosh energji për një muaj, duhet ta blesh që 10 ditë të muajit tjetër. Në këtë kohë KESH nuk të garantonte furnizimin të energjisë se nuk e dinte se sa do t’i kishte prurjet.   

Përse nuk bëhen fleksible kontratat e blerjes, do blej atëhere kur të kem nevojë?
Ashtu rritet gjithmonë ccmimi I energjisë, llogarite me një mall tjetër, energjia është malli më I vështirë për tu tregtuar, se varet nga kapacitetet nga balancat e ndryshme sa mban rrjeti e shumë element të tjerë. Çmimi do të ishte akoma i lartë, le që nuk të garanton njeri, me energjinë ka një gjë momentin kur nuk e ke ku do ta gjesh. Dhe kur të duhet mund ta marrësh me çmime shumë të larta. Kjo është mënyra për të shmangur dhe gropat financiare. Ne sa vjen dhe po e mbyllim gropën e energjisë. Viti 2014 ka një përmirësi prej 100 milionë dollar sistemi i energjisë . KESH ka filluar të shlyejë edhe detyrime të HEC-eve private të akumuluara për keq të keq planifikimt të blerjes së energjisë.
Si është bilanci financiar në sistem?
Bilanci patjetër që është negativ, sepse Shqipëria ka pasur një bilanc jashtëzakonisht të thellë negative. Me reformën që po ndërmarrim shpresojmë që deri në vitin 2018 të mbyllim gropën.

Nga operacioni sa lekë është mbledhur më shumë?
Në krahasim me 2013 është gati 30% më shumë, janë para me të cilat ishin abuzuar. Ka pasur ulje të humbjeve, 45 milionë dollar që vidheshin energji dhe nga ana tjetër ka një rritje të arkëtimit me kuotat 84 %. 

Në pjesën e parë thatë se do bëjmë një disiplinim financiar të sistemit energjetik. Si do bëhet kjo kur ende ka dhjetëra mijëra konsumatorë që nuk kanë matësa energjie dhe ndërkohë që aplikohet sistemi amorfe?
Po pikërisht kjo është gjendja ku u gjet. Sistemi aforfe është i parashikuar nga ligji dhe duhet ta kemi parasysh se nuk është një gjë që e shpikëm ne. Është një gjë që për arsye të konsumit të energjisë elektrike atë konsum minimal që ke t’i duhet të faturohesh. Kuptohet që ka edhe abuzime me sistemin aforfe, që do të thotë se shpesh herë ka konsumatorë që konsumojnë më shumë dhe faturohen më pak ose e anasjelltas.Pikërisht plani yunë investimit parashikon që të plotësojmë me matësa të gjithë konsumatorët shqiptarë. Ata që s’kanë dhe të zëvendësohen të gjithë matësat të cilët mund të jenë të vjetëruar dhe nuk masin siç duhen. Është një investim masiv që nuk është i pakët. Edhe një pjesë e fondeve të BB do shkojnë në këtë drejtim. pior lështë një proces që nuk bëhet me një të rënme të lapsit, kërkon bazë materiale kërkon financa më të shëndosha. Mbështetja financiare ndërkombëtare që ka ardhur për shkak të reformave dhe zgjidhjes së konfliktit në sektorin e shpërndarjes bënë të mundur që fillojnë të investohet.Sistemi matës është kryesori, ka edhe sistemi i transmetimit të energjisë.

Si do të jenë këta matës? Do jenë matës inteligjentë me parapagim si në disa vende? Nga do nisi?
Janë duke u përgatitur specifikimet teknike për projektin që do bëhet me Bankën Botërore. Ne duam që të pilotojmë edhe zona me sisteme smart, pra sistemin inteligjent të integruar të matjes. Është një sistem që kushto, nuk është i pakët dhe patjetër duhen bërë llogari të mira përsa i përket benefitit nga pikëpamja ekonomike. Nga pikëpamja e sistemit smart ne duam të plotësojmë të gjithë bilancin energjetik. Që do të thotë që të gjithë fidrat, kabinat, të kenë sistem elektronik të matjes që të dimë sa energji lëshohet dhe ku janë rrjedhjet, ku janë humbjet, për të evituar ku janë humbjet kryesore. Ristrukturimi i faturimit ka sjellë thjeshtësi nga pikëpamja e faturimit. Që do të thotë një administrim më i mirë që do të sjellë më shumë më të ardhura. Rjeti shqiptar ka një jetë mesatare 30-35 vjet pçranë vdekjes, aq mund të jetojnë asetet.

Çfarë do të bëhet, më vijnë sms që më thonë se ndërpriten dritat për shka të sistemit të amortizuar dhe në Tiranë, por deri në periferi në jug të vendit. Kur do bëhen këto investime?
Do të duhet kohë

Ka një plan strategjik?
Patjetër por plani fillon nga zonat me një konsum më të madh. Plani edhe në BB është se në vitet në vijim të kemi rinovuar të paktë 50% të rrjetit energjetik. Kryesisht në qendrat e zhvilluara urbane që kanë konsum të madh si Tirana, Durrësi, Shkodra, Fier, Vlora të cilat janë edhe më të industrializuara kanë një popullsi më të madhe dhe kanë një konsum më të madh të energjisë. Aty edhe fenomeni i ndërtimeve pa leje ka pasur një zgjerim më të madh. s’mund të marrësh një rrjet që ka qenë i programuar për të furnizuar 200 konsumatore dhe një sasi të caktuar energjie dhe të kalosh direkt në 2-3 mijë konsumatorë. Patjetër që edhe rrjeti nuk do të mbajë dhe do ketë probleme teknike. E rëndësishme është që ne në ditët në vijim do të bëjmë edhe investimet më të mëdha që janë bërë në sektorin energjetik që llogariten 420 milionë dollarë.

Cilat janë zërat kryesore të këtyre 420 mln dollarëve? 
Janë sistemi i faturimit, i matjes, përgatitja për liberalizimin e tregut. Duam që brenda këtij viti të nxjerrim një pjesë e klientëve që janë lidhur me 35 KW të dalin jashtë sistemit të rregulluar dhe po bëhet gjithë harta se ku duhet të vendosen matësat për këta klientë industrialë. Gjithë sistemi i matjes përkon në një mënyrë që këta fillojnë të dalin nga sistemi i rregulluar. Kaskada e Drinit, ajo që prodhon energji të lirë të përballojë kryesisht popullatën, njerëzit e lidhur me tensionin e ulët, bizneset e vogla. Të jetë një tarifë e përballueshme për popullatën. Këto burime do të përballojnë vetëm popullatën. 

Do të ketë dy çmime të energjisë? 
Edhe sot ke dy çmime për energjinë, ai që është i lidhur me 20 kW ka tjetër, ai me 35 kW ka tjetër, familjarët kanë tjetër. Për t’i mbajtur këto çmime në këto nivele, apo edhe për t’i ulur më vonë.

Kur parashikoni t’i ulni?
Nëse sistemi do të vijë në efiçencë brenda masave që duhen dhe nëse tendenca e liberalizimit të tregut do të jetë e suksesshme. Pra që 40 % e tregut të dalë jashtë tarifave të rregulluara, asetet e Drinit të mund të jetë faktori mbrojtës kryesor për çmime të favorshme. Pavarësisht spekulimeve Shqipëria ka një nga tarifat më të lira, kjo për arsye se energjia këtu është një nga zërat kryesore, nuk ka burime të tjera si gazi, prandaj shteti shqiptar është fokusuar te energjia elektrike.

Cila është harta e zonave më problematike?Si është gjendja? 
Ka një rritje në gjithë Shqipërinë. 62 milionë dollarë arkëtimet për muajin janar 2014. Në vitin 2013 ishin 26 milionë dollarë.

Po konsumi?
Konsumi ka pësuar renie.

Pra te ajo 62 milionë $ përfshihen edhe të prapambeturat?
Po se edhe ajo energji e shitur është. Edhe fakti që një pjesë e mirë e popullatës i janë përgjigjur pozitivisht duke vajtur në një numër mbi 200.000 kontrata të lidhura. Përfituan nga skema lehtësuese. Është një borxh që i detyroheshin sistemit të shpërndarjes. 

Është duke u hartuar ligji i ri i energjisë. Çfarë parashikon?
Ligji i ri i energjisë materializon të gjithë politikat e reja të energjisë që çojnë drejt liberalizimit. Pra fillon modeli i ri i energjisë elektrike. Model që do të bazohet kryesisht në rregullat e tregut. Ndarja e KESH nga roli që ka pasur edhe përgjegjës për importin dhe për furnizimin me energji elektrike. Deri dje ku kishte nevoja për energji ishte KESH-i që përgjigjej edhe për pjesën e humbjes. Ashtu edhe si Kaskada ishte përdorur si liqeni i eksperimenteve për lloj lloj politikash që e çuan në falimentim. Si rasti i incetivave për hidrocentralet private. Prodhuesi që shet energji, detyrohet të blejë edhe mallin që do ta shesë vetë. Ligji i ri forcon rolin e ERE. E ka të qarë se si licencohen subjektit, përcakton shkallë për liberalizimin e tregut. Shtetit të mos luaj më atë rolin e menaxhuesit, por do të ketë një treg privat.

Si do të rregullohen marrëdhëniet me tregtuesit privatë? Thatë që KESH nuk do i blejë?
Do i blejë sistemi i Shpërndarjes. Çdo investim privat në energjinë elektrike i faturohet konsumatorit shqiptar të energjisë. Diferenca që erdhi u ndikua edhe nga prodhuesi privat i energjisë, për shkak të mos reflektimit. Së fundmi kemi pasur edhe me Shoqatën një marrëveshje në lidhje me tarifat që KESH dhe më vonë OSHEE do ua blejë energjinë. Për të gjetur një tarifë që bazuar në bursën ndërkombëtare duke u vënë një inventivë prej 24%, që është pak më i lartë se çmimi i importit. Nëse nuk futen të gjitha këto në tarifë fillojnë të krijohen borxhet.

Do u blihet më shtrenjtë se çmimi i bursës? 
Patjetër, se bursa bën fjalë për çmimin jashtë dhe këtu futen kapacitete e transmetimit kostot esktra. Është një skemë e mirëmenduar.

Të dyja palët lëshuan diçka. Çfarë u lëshua? 
Lëshuam pasi ata pretendonin tarifa që kishin mbetur të ngrira , që vinin si rezultat i konfliktit me ERE. Njëkohësisht që skema 10 % mbi importin nda dukej një mënyrë jo e drejtë. Gjetëm variantitn e bursës ndërkombëtare. Tarifa jo të ekzagjeruara që lejojnë një normë të investimet. Shqipëria ka një sfidë në të ardhmen për shka tz liberalizimit të tregut, duhen parë se çfarë duhen bërë prë investimet. 

Dhjetra koncesnsione janë dhënë, por nuk dimë asnjë burim të ri energjie nga kjo qeveri?
Dhënia në mënyrë të çfrenuar të trgut e ka shkatërruar. Ajo që ndodhi ishte skemë piramidale.

Diferenca mes importit dhe prodhimit kush e mbulon? 
Duhen krijuar kushtet e tregut. Ose do e nxisim si qeveri dhe koston dio e mbajnë konsumatorët. Varioanti tjetër hapja e tregut me vendet e rajonit. Kjo do sjellë kërkesë, jo do garantojë edhe pagesën për investime në energji. Ka edhe investitorë të pagarantuar siç është koncensionari i Devollit. Ky është edhe tipi i investimit që Shqipëria duhet të nxisi. 

Në çfarë pike është Devolli?
Po ndërtohet, në 2017 fillon prodhimi, madjhe zgjidhëm edhe një problem me infrastrukturën, pasi përmbytja do të bllokonte disa zona të banuara që qeveria e mëparshme nuk planifikoj edhe rrugën. Këto rrisqe do t’i marrë koncensionarin që do të bëjë edhe disa kompensime në kontratën e koncesionit. Po ecën gjithçka sipas parashikimeve. Shton 20 % prodhimin e brendshëm të energjisë elektrike brenda vendit. Ne vijojmë ët japim leje për HEC-e të studiuara. Kush jep taksën më të madhe për shtetin do jetë fituesi i koncesionit. Nuk është normale që çdo lum i vendit të kthehet në HEC. Gjërat duhet të jenë të studiuara si Skavica. Koncensioni është edhe kur investitori merr përsipër riskun, jo që ta marrë të gjithë riskun shtetin. 

Projekti TAP, kur nisin punimet?
Për TAP do të nisim me ndërtimin e rrugëve urave për aksesin për kantiere, besoj nga Maji. Pata një takim me një nga partnerët e TAP, i cili më konfirmoi se në maj do të fillojnë punimet. Shqipëria do të jetë vendi i parë ku do të investohen edhe 100 milionë dollarë për rrugë dhe urave. Paralelisht po ecete edhe me gazifikimin e Shqipërisë kemi marrë fonde nga BE kemi filluar studimet për gazifikimin e Shqipërisë kemi marrë mbështetje nga Azerbajaxhani për të bërë studimin e fizibilitetit.

Keni besim se ky projekt mund të funksionojë, duke pasur parasysh se infrastruktura nuk është ndërtuar në funksion të gazit? 
Ka edhe vende të tjera si Turqia. Studimi që po bëjmë do konceptojnë qartë se kush janë nevojat. Ka shumë rafineri që kërkojnë prodhim gazi. Të gjitha këto janë një bazë e mirë. 

Në ligjin e ri për minierat çfarë ndryshon?
Kemi bërë një punë të mirë. Kemi reduktuar lejen e dhëna kot. Kemi hequr 118 leje e kemi pastruar. Jemi duke përfunduar eliminimin e të gjithë mbivendosjeve minerare. Një gangrenë jo vetëm një Bulqizë. Po punojmë për shpalljen e zonëve të rrezikshme në Bulqizë. Nuk janë mirëmbajtura janë në rrezik shembje. Jemi në rrugë të mbarë edhe investimet do jenë më të sigurta. Janë marrë shumë masa për mbrojtjen e jetëve të minatorëve. Sektori minerar i vështirë. 

Flitet shumë për kromin edhe për shkak të aksidenteve në galeri, por përveç kromit edh nafta ka qenë një aset i çmuar i Shqipërisë. Si është ulja e çmimit të naftës në bursë sa ka ndikuar?
Ka ndikuar negativisht, ka një ulje të investitorëve në industrinë e naftës. Kemi një rënie për shkak të rënies së interesit. Shpresojmë që të kalojë. Ka një efekt pozitiv pasi ul çmimin e naftës në vend. Nëse shkon nën 40 $ nafta në gjithë botën do kthehet në një problem të madh.

Shqipëria nuk është kompatibël për çmimin nën 50 $
Jo nuk është. Nuk ka volume të tilla që të konkurrojë me çmime të tilla dhe është një naftë e rëndë e cila ka normalisht një çmim më të lirë.

Ka kërkesë për kërkim nafte?
Ka dhe ne së shpejti shpresojmë që të përfshijmë 2-3  kompani të fuqishme. Ka interes për arsye etike nuk i deklaroj. Disa kompani e shohin këtë situatë për të zënë territore të reja. Është momenti që në Shqipëri ët vijnë kompani të mëdha.
Shqipria nuk ka një model të keq të raksimi, është pjesa e rentës. Ka më shumë nevojë për më tepër kontroll. Fitimi duhet ndarë me 50 %. Po i aditojmë më mirë këto kompanio Ky vit është një vit për shkak të ujes së çmimit.

Një vit më parë u fol se në Shpirag kërkimet po shkonin mirë.
Vazhdojnë kërkimet, janë akoma në fazën e shpimeve, duke shtuar edhe dy puse të tjera për të parë sa është rezerva me naftë.

Shqiptarja.com, 10.02.2015