Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çela: Sistemi për parandalimin e defekteve do shtrihet në të gjithë vendin

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të shtrijë sistemin SCADA në 50 nënstacione, nga 7 që është aktualisht duke mundësuar parandalimin e defekteve apo shkurtimin e kohës për riparimin e tyre. Administratori Ardian Çela bëri me dije se dokumentacioni për hapjen e procedurës është përfunduar, ndërkohë që aplikimi i këtij sistemi sjell përfitime të drejtpërdrejtë për abonentët, pasi parandalon edhe defektet në pajisjet elektroshtëpiake.

Në funksion të investimeve, Çela tha se do të nisë edhe ndërtimi i linjës 20 kv për zonën jugore bregdetare, në funksion të zhvillimit të turizmit.

Sipas administratorit të OSHEE-së, gjatë 8 mujorit të këtij vitit ankesat e abonentëve për keqfaturime kanë rënë me 11%, për shkak të instalimit të matësve elektrikë.

Scan,  11.09.2019