Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ulet niveli i prurjeve në Fierzë

Niveli i prurjeve në Hidrocentralin e Fierzës janë ulur ndjeshëm duke rënë nga 900 m3/sek që ishin dje në 600 m3/sek sot, niveli i ujit është 292.75 m. Aktualisht kapaciteti prodhues i HEC-it të Fierzës vazhdon të jetë 470 megavat, duke punuar me 4 turbina me një nivel shkarkimi prej 300m3/s.

Por në dy Hidrocentralet e tjerë të veriut situata është ndryshe duke pasur një rritje të nivelit të prurjeve në Hidrocentralin e Komanit dhe Vaut të Dejës.
Hidrocentrali i Komanit i cili ndodhet në nivelin e 173.82m ka një shtim të prurjeve, nga 760 m3/sek që ishin dje në 1048 m3/sek shkarkim nga porta është 700m3/s. Aktualisht kapaciteti prodhues i HEC-it të Komanit është 360 megavat, duke punuar me 3 turbina.

Hidrocentrali i Vaut të Dejës i cili ndodhet në nivelin e 75.00 m ka një shtim të prurjeve, nga 460 m3/sek që ishin dje në 1335 m3/sek shkarkim nga porta është 917 m3/s. Aktualisht kapaciteti prodhues i HEC-it të Vaut të Dejës është 92 megavat, duke punuar me 2 turbina.

Shqiptarja.com  08.02.2015