Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH sqaron proçedurat e shitblerjes së energjisë

Situata e krijuar në vend për shkak të rreshjeve të shumta ka qenë fokusi i informimit të publikut nëpërmjet medias së shkruar dhe audiovizive, përfshirë dhe prononcimet nga aktorë të tjerë të shoqërisë civile. Në këtë kuadër edhe shitjet e energjisë nga Korporta Elektroenergjetike Shqiptare janë trajtuar si pjesë integrale e këtyre informimeve dhe prononcimeve dhe që fatkeqësisht në disa raste janë konkluduar duke mos patur njohuritë e plota mbi kuadrin rregullator në fuqi për rregullat dhe procedurat që duhet të ndiqen nga KESH për të realizuar shitjen e energjisë në kushtet e prurjeve të mëdha në tregun e parregulluar, sipas njoftimit zyrtar të KESH.

Shqipëria është një vend importues neto (prodhimi vendas nuk e mbulon kërkesën e vendit për energji) dhe gjithashtu me risk të lartë hidrologjik(i gjithë prodhimi vendas mbështetet në burime hidrike), gjë që do të thotë se karakteristikat e prodhimit dhe të furnizimit të vendit, pra edhe ato të eksportit të energjisë, në kushtet e prurjeve të mëdha bëhen shpesh të paparashikueshme.
Para se te shprehemi mbi praktikën e shitjes së energjisë nga KESH në tregun e parregulluar, është e nevojshme që publiku i gjerë dhe opinion-bërësit të kuptojnë paraprakisht kuadrin ligjor/rregullator të shitblerjes së energjisë dhe specifikat e tregut të energjisë elektrike të cilat reflektojnë mekanizmat çmim-formues të cilat ndryshojnë në dinamikë me bazë orare dhe në varësi të karakteristikave të prodhimit vendas. Për publikun e gjerë, sjellim në vëmendje faktin se energjia elektrike nuk është mall si gjithë mallrat e tjerë, nuk magazinohet dhe tregtimi i saj influencohet nga profili i saj që ndryshon në dinamikë si rrjedhojë e profilit të konsumit të të gjithë konsumatorëve në vend.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare sqaron publikun e gjerë dhe median si më poshtë:

Kuadri ligjor/rregullator për sektorin e energjise elektrike
Kuadri ligjor/rregullator në fuqi ështëi hartuar që në vitin 2003-2004, dhe ka pësuar ndryshimet thelbësore në vitin 2008 në varësi të zhvillimeve në tregun e brendshëm (konkretisht me privatizimin e sektorit të shpërndarjes).
Bazuar në kërkesat e Ligjit aktualisht në fuqi per sektorin e energjise elektrike, Nr. 9072, datë 22.05.2003, i ndryshuar, dhe Modelin Shqiptar të Tregut i adoptuar në vitin 2008 (konkretisht neni 4 pika 4.2 dhe 4.7 i tij), KESH sh.a. kryen veprimtarinë e prodhimit dhe furnizimit publik me shumicëte energjisë elektrike për qëllim të mbulimit të kërkesës për energji të klienteve tariforë.
Konkretisht KESH sh.a.ka për detyrë që sipas prioritetit te mëposhtem të furnizojë:

1. OST sh.a. me energji elektrike për të mbuluar humbjet në sistemin e transmetimit dhe shërbimet ndihmëse per ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të sistemit elektroenergjitik, me çmime të miratuara nga ERE;

2. Siguron energjinë e prodhuar nga kaskada dhe energjinë e prodhuar nga HEC-et e vegjël të dhënë me koncension, me qëllim të garantojë për OSHEE energjinë e nevojshme për furnizimin e klienteve tariforë (për rastet kur energjia e prodhuar në vend nuk mjafton – në periudha thatësire- KESH duhet te importojë që të garantojë energjinë e kërkuar nga OSHEE)

3. Shet ne treg (me çmime tregu) energjinë e prodhuar përtej sasisë së kerkuar nga OSHEE, në periudha te caktuara, konkretisht në rastet e prurjeve të mëdha dhe rastet e emergjences. Kjo sasi energjie e konsideruar si tepricë në rastet e prurjeve të mëdha shitet sipas proçedurave te shitjes të miratuara nga ERE.

SHITJET E KESH NE TREGUN E PARREGULLUAR

KESH, në periudha te caktuara, konkretisht ne rastet e prurjeve te mëdha dhe rastet e emergjencës, shet në treg të parregulluar (me çmime tregu) energjinë e prodhuar përtej sasisë së kerkuar nga OSHEE për konsumatorët tariforë (tregu i rregulluar),
Neni 4, pika 4.2, paragrafi i katërt, parashikon: “KESH shet energji të tepërt në tregun vendas ose atë të eksportit në përputhje me rregullat dhe procedurat e shitjes se energjisë elektrike të miratuara nga ERE-ja.”
Rregullorja e Shitjes së Energjisë Elektrike, miratuar me Vendimin e Bordit të ERE nr. 1, dt. 10.01.2011, siguron rregulla dhe procedura të thjeshta për operime të shpejta, bazuar në një proces konkurrues dhe transparent për realizimin e shitjes së energjisë elektrike pa cenuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike të klientëve. Kjo rregullore përcakton:
Prurje të medhado të thote prurje e ujit, në sasi te tillë, që kërcënojne arritjen e nivelit kritik në rezervuarin e hidrocentralit dhe imponojnë shkarkimin urgjent të ujit, pa përfitim të energjisë elektrike nga rezervuari, ndonëse hidrocentrali punon me kapacitetin maksimal disponibël.
Shitje e energjisë elektrike në kushtet e prurjeve të mëdha do të thotë shitje e energjise elektrike nga KESH duke shfrytëezuar maksimalisht kapacitetin e hidrocentraleve, në kushtet e prurjeve të mëdha, në mënyrë që të përjashtohet shkarkimi i ujit pa prodhim energjie elektrike.
KESH duhet të garantojë ruajtjen e përgjegjshmërisë ekonomiko-financiare dhe social-mjedisore në kryerjen e veprimtarisë së saj e cila duhet të respektojë gjithashtu parashikimet e Rregulloressë Trajtimit të Plotave që garantojnë shfrytëzimin optimal të veprave hidroenergjetike duke ruajtur njëkohesisht dhe parametrat e sigurisë së digave (nepërmjet shkarkimeve të plotave në hidrocentralet e Lumit Drin).
Me datë 2 Shkurt, 2015 Sekretariati Teknik pranëKomisionitte Posaçëm të Trajtimit të Plotave në hidrocentralet e kaskadës sëe Lumit Drin, pasi analizoi situatën e prurjeve dhe kuotës së arritur në Rezervuaret e Fierze (290.24 m) e Koman (171.2), bazuar nëparashikimet e Rregulloresse Trajtimit te Plotave, rekomandoi që KESH të marrë masat për të përpunuar prurjet nëpërmjet ngarkimit maksimal të agregateve ne HEC Fierzë e Koman, për tëruajtur nivelin e rezervuarit të Fierzës nën kuotën maksimale të lejuar (290-291 m), Komani në 171 dhe V. Dejës brenda parametrave të lejuar 73.5 – 74 m.
Në këto kushte emergjente, KESH sh.a. menjëherë, hapi procedurat për shitjen në treg te energjisësë prodhuar ne kushtet e prurjeve të mëdha, me qellim që të mos vepronte me shkarkime të detyruara në ditët në vijim.
Procedurat e shitjes se energjisë elektrike në muajin Shkurt 2015, janë procedura të kryera në kushtet e prurjeve të mëdha dhe ky është edhe shkaku qe kemi disa procedura njëra pas tjetres, si rezultat i këtyre prurjeve, të cilat si të tilla kanë qenë të paparashikuara dhe në intervale kohore të ndryshme nga njeri-tjetri. Pra nuk mund të kryhej shitje e gjithë kapacitetit qëështë shitur me një procedurë te vetme.KESH sh.a. hodhi në ankand për shitje sasinë prej 307,209 MWh energji elektrike por arriti të kontraktojë vetëm sasinë 272,154 MWh me një vlerë totale prej 8,39 milion EUR (çmimi mesatar i thjeshtë prej 30.83 EUR/MWh) duke maksimizuar profilin e shitjes në bandë dhe off-peak dhe duke arritur prodhimin maksimal të mundshëm përkundrejt shkarkimeve të minimizuara në Fierzë. Oferta e fundit e pranuar nga KESH është për 2,700 MWh (apo 1% e sasisë totale të kontraktuar) e profilit energji nate (00:00-06:00) e pranuar për cmimin prej 10.75 EUR/MWh (apo 10% më të lartë se tarifa e gjenerimit). Për sasinë tjetër disponibël prej 35,000 MWh (profil energji nate dhe jashtë piku) nuk u sigurua asnjë ofertë.

PERGJEGJESITE E OSHEE

Bazuar ne kërkesat e Ligjit aktualisht në fuqi për sektorin e energjisë elektrike, Nr. 9072, datë 22.05.2003, i ndryshuar, neni 53, dhe Modelin Shqiptar te Tregut (konkretisht neni 4, pika 4.8 dhe 4.9) OSHEE kryen veprimtarinë e operatorit te sistemit të shpërndarjes dhe të furnizuesit publik me pakicë.
KonkretishtOSHEE është përgjegjës për:

1. Blerjen e energjisë elektrike ne treg (me çmime tregu) për të mbuluar humbjet në sistemin e shpërndarjes, sipas proçedurave te blerjes se energjise te miratuara nga ERE.

2. Blerjen nga KESH sh.a. sasinë e energjise elektrike te nevojshme për furnizimin me energji elektrike të klienteve tariforë, me çmime të miratuara nga ERE.
Meqënese kërkesa e klienteve tariforë per energji elektrike mbulohet nga KESH sh.a., atëhere OSHEE mbi baza mujore kryen blerjen e sasisë së energjisë të nevojshme për mbulimin e humbjeve ne sistemin e shpërndarjes, duke garantuar kështu furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike në vend.
OSHEE ka përgjegjësinë tësigurojë energjinë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes përpara datës 1 tëçdo muaji.
Për te siguruar energjinë për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për muajin pasardhës (Shkurt 2015), OSHEE është e detyruar të zhvillojë proceduren për blerjen e kësaj energjie jo më vonë se java e fundit e muajit paraardhës (23 – 27 Janar), gjatë të cilës niveli i liqenit tëFierzës ishte në kuotën e 287 m(3 m më i ulet se sa kuota që lejon/detyron KESH te shesë në tregun e parregulluar) ndërsa prurjet ishin mesatarisht 200 m3/s.
Si rrjedhojë e situatës hidro-meteorologjike të krijuar në vend në ditët e para të Shkurt 2015, prurjet mesatarenë liqenin e Fierzës arritën në 800 m3/s dhe niveli i liqenit në Fierzë po i afrohej kuotës 291m. Në këto kushte emergjente KESH sh.a. në datat 2 Shkurt, hapi menjëherë procedurat per shitjen e energjise në treg, me qellim që të mos vepronte me shkarkime të detyruara në ditet në vijim, sikurse shpjeguar me siper.
Pra KESH sh.a., bazuar në kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, si dhe rregulloren teknike të shfrytëzimit te kaskadës, nuk ka qenë në kushtet që mund të parashikonte të shiste teprica energjie elektrike direkt OSHEE-sëpër mbulimin e humbjeve (edhe sikur kjo të ishte e lejuar nga kuadri rregullator aktual) në momentin kur OSHEE ka kontraktuar energjinë elektrike për mbulimin e humbjeve për muajin Shkurt 2015.

PRAKTIKAT E KESH PER SHIT-BLERJEN E ENERGJISE ELEKTRIKE NE KUSHTET E PRURJEVE TE MEDHA

Gjatë vitit 2009-2013, në bazë të kuadrit rregullator në fuqi dhe Modelit Ekzistues të Tregut, KESH në 13 raste/muaj ka kryer shitje në tregun e parregulluar të energjisë elektrike të prodhuar në kushtet e prurjeve të mëdha. Një veprim i tillë ndodhi dhe në Shkurt 2015, bazuar në kuadrin rregullator dhe model tregu ekzistues të pregatitur në vitin 2008.
Theksojmë se shitja e energjisë që realizohet nga KESH sh.a. në tregun e parregulluar ndodh në kushte te prurjeve tëe mëdha. Rrjedhimisht, të ndodhur në kushte të pa parashikuara, behet prioritare ruajtja e sigurisë së digave dhe menaxhimi i situatës së prurjeve. Janë pikerisht keto situata emergjente të krijuara, ato që diktojnë KESH të shesë në treg energji elektrike.
Tregu i energjisë elektrike ështe mjaft i luhatshëm jo vetëm nga dita në ditë, java në javë e muaji ne muaj, por edhe brenda ditës ne profilet peak dhe off-peak.
Për ilustrim referojuni statistikave të meposhtme për shitjet që ka bërë KESH sh.a. në kushte te prurjeve të mëdha ndër vite:

Sikurse pasqyron tabela, shitjet që ka realizuar KESH sh.a. në vitin 2015 krahasuar me vitet 2010 dhe 2013, për situata të ngjashme, janë me afër çmimeve të tregut (tregu referues bursa HUPX), edhe pse kjo energji po shitet nën kushte emergjente.
Zakonisht gjithë rajoni, veçanërisht i Ballkanit Perëndimor, duke qenë në kushte reshjesh dhe prurjesh të mëdha, si kaskada jonë e Drinit, ka patur prodhim të tepërt të energjisëelektrike nga burimet hidro, gjë që ka shkaktuar normalisht uljen e çmimeve/njësi të shit-blerjes së energjisë elektrike, dukuri kjo nga e cila nuk mund të përjashtoheshim edhe ne.
Pavarëesisht situatave të prezantuara më lart, ato nuk janë përfaqësuese, sepse shitja e energjisë elektrike në treg nuk është qëllim në vetvete i KESH, dhe për më tepër nuk mund të jenë të krahasueshme për vete natyrën e produktit “energji elektrike”, si dhe stadit të zhvillimit të tregut vendas.

RREGULLIMI PER SHIT-BLERJEN E ENERGJISE ELEKTRIKE NE KUSHTET E PRURJEVE TE MEDHA

Detyrimi primar i KESH është të prodhojë energji elektrike për të garantuar furnizimin e pandërprerë të klienteve tariforë, dhe të garantojë dhenien e shërbimeve ndihmëse për sigurinë dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik shqiptar. Në kushtet e prurjeve të mëdha, KESH duhet të shfrytezojë maksimalisht kapacitetin e hidrocentraleve në menyrë që të përjashtohet shkarkimi i ujit pa prodhim energjie elektrike.

Energjinë e prodhuar në kushtet e prurjeve të mëdha KESH e hedh per tregtim në tregun e parregulluar. Shitja në tregun e parregulluar e energjisë së prodhuar nga KESH në kushtet e prurjeve të mëdha në kaskadën e Drinit dhe në kushtet që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë importon për të mbuluar humbjet në rrjetin e shpërndarjes gjeneron një anomali dhe mungesë optimizimi të burimeve financiare të sistemit energjitik, pavarësisht se të dy operatorët publikë kanë respektuar me rigorizitet kuadrin ligjor në fuqi.

Për të shmangur anomaline e përmendur më sipërm, me ndërmjetësimin e Ministrisë së Enegjisë dhe Industrisë, KESH dhe OSHEE kanë lidhur një marrëveshje për shitblerjen e energjisë së prodhuar në kushtet e prurjeve të mëdha për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes. Sipas kësaj marrëveshje, që do te hyjë në fuqi pas miratimit nga Entit Rregullator, KESH do ti shesë OSHEE energji për mbulimin e humbjeve me çmimin mesatar të bursës hungareze për muajin që kryhet lëvrimi i energjisë.

Pa këtë marreveshje mes KESH dhe OSHEE (dhe miratimit përkatës nga ERE), KESH nuk mund të shesë tepricat e energjisë (energjinë e prodhuar në kushtet e prurjeve te mëdha) tek OSHEE për mbulimin e humbjeve. Vendimi i Bordit të ERE Nr. 40, datë 16.04.2013rregullon funksionimin dhe zbatimin e kontratësse furnizimit ndërmjet KESH sh.a. dhe ish CEZ Shpërndarje për mbulimin e kërkeses së klientëve tariforë dhe jo mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes.
Ndryshimet e mundësuara nga Vendimi i Bordit të ERE Nr. 40 reflektojnë rastet kur një pjesë e sasisë së energjisë që levrohet nga KESH sh.a. tek OSHEE për mbulimin e kërkesës së klientëve tariforë, përdoret arbitrarisht nga OSHEE për mbulimin e humbjeve, si rrjedhojë e pa aftesisë së OSHEE për të faturuar energjinë elektrike tek konsumatorët tariforë (në këtë rast humbjet e muajit në sistemin e shpërndarjes rezultojnë më të larta se sa planifikimi, dhe OSHEE nuk e ka të mbuluar nga kontratat e importit këtë sasi humbjesh shtesëe). Ky parashikim është i aplikueshem mbi baza mujore, pavarësisht nëse KESH është në kushtet e prurjeve të mëdha apo jo. Ky parashikim nuk e zgjidh “vakumin” ligjor që do t’i shërbente shitjes së drejtpërdrejtë të energjisë nga KESH sh.a. tek OSHEE për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shperndarjes. Nga ana tjeter, sikurse parashikojnë rregullat e tregut, planifikimi i kerkesës se pergjithshme (konsum i faturuar plus humbje ne rrjet) dhe mbulimi i saj (me prodhim vendas plus import) duhet të bëhet ditë, javë, muaj në avancë, pra duhet të kontraktohet perpara fillimit të muajit. KESH u ballafaqua me situatën kritike të prurjeve pasi OSHEE kishte kontraktuar importin, rrjedhimisht ishte i detyruar të hidhte ne ankand për shitje çdo sasi energji elektrike të prodhuar përtej kërkesës së klientëve tariforë.

Revista Monitor,  08.02.2015