Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: OSHEE anulon 41.1 mln USD mbifaturim

53.900 konsumatorë të energjisë elektrike që janë faturuar aforfe apo ndaj të cilëve janë vendosur gjoba arbitrare do të çlirohen nga detyrimet e tyre. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se OSHEE do të marrë sot zyrtarisht vendimin në mbështetje të të gjithë këtyre konsumatorëve, duke njohur kështu zyrtarisht detyrimin prej 41.1 mln dollarë.

Gjithashtu ai theksoi se po studiohet edhe një trajtim i veçantë për borxhet e energjisë dhe së shpejti do të ketë një situatë të favorshme për ta.

“OSHEE-ja, pasi ka analizuar me përgjegjshmëri të plotë ankesat e disa mijëra konsumatorëve, bazuar ne Vendimin e ERE, Nr.90 Dt 25.10.2010, për energji të pamatur dhe dëm ekonomik ndaj konsumatorit përmes faturash afrofe e gjobash arbitrare, do të marre sot zyrtarisht vendimin në mbështetje të të gjithë atyre konsumatorëve të prekur nga kjo padrejtësi e madhe: Kjo do të thotë se, bazuar në këtë vendim, 51.500 konsumatorë, fitojnë më në fund të drejtën e tyre dhe çlirohen nga këto detyrime të padrejta. Po ashtu, këtyre do t’ju shtohen edhe 2400 konsumatorë, të cilët në bazë të disa vendimeve nominative të ERE qysh prej vitit 2011, kanë të njëjtën të drejtë. Pra, nga futja në rrugën e ligjshmërisë në raport me energjinë elektrike, OSSHE jo vetëm mbledh detyrimet e konsumatorëve ndaj kompanisë, po për herë të parë në historinë e turpshme të tranzicionit në këtë sektor kritik, njeh detyrimin e vet ndaj 53.900 konsumatorëve në masën e 41.8 miliardë lekëve ose 41.8 milionë dollarëve. E pra, ky është botëkuptimi i ri qeverisës në Shqipëri. Kjo është përgjegjësia e re dhe e panjohur më parë e Qeverisë së Shqipërisë. Kështu ndërtohet shteti modern i shqiptarëve, të cilët duhet të kontribuojnë të gjithë për shtetin e tyre me atë që u takon, po duhet të marrin nga shteti i tyre çdo gjë që u takon”, – tha Rama.

Shqiptarja.com  06.02.2015