Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, proçedim 8 drejtuesve të DAR

Mosmenaxhimi si duhet i situatës së pagesave të energjisë elektrike nga mësuesit, ka bërë që Ministria e Arsimit të marrë masa disiplinore ndaj 8 drejtuesve të Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zonale. Këta drejtues, edhe pas urdhrit të fundit për bërjen e debive zero nga mësuesit apo dhe lidhjen e kontratave për likuidim me OSHEE-në, nuk e kanë menaxhuar këtë situatë, duke pasur ende vartës që nuk i kanë shlyer këto detyrime. Ministria e Arsimit ka nisur konkretisht procedim disiplinor ndaj drejtuesve të Drejtorive Arsimore të Fierit, Vlorës, Pogradecit, Peqinit, Hasit, Skraparit, Bulqizës dhe Kurbinit. Ndërsa urdhri i dhënë pak kohë më parë nga ministrja Nikolla për shlyerjen e detyrimeve për debitorët e energjisë për të gjithë punonjësit në sistemin arsimor ishte mjaft i qartë: nëse nuk menaxhohej situata si duhej, rrezikonin vendin e punës drejtuesit e shkollave dhe drejtuesit e zyrave arsimore. Në fillim të këtij viti, ishin mësuesit nga i gjithë vendi që nxituar në drejtoritë arsimore të dorëzonin librezat për vërtetimin e gjendjes së tyre reale në marrëdhënie me OSHEE-në dhe më pas këto lista të shkonin në Ministrinë e Arsimit. Por me sa duket, në disa rrethe të vendit kjo situatë nuk ka shkuar sipas parashikimeve.

Gazeta Shqiptare, 27.01.2015