Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tregu i karburanteve, jo i lirë dhe jo konkurrues

“Tregu nuk është as i lirë dhe as konkurrues, Përqëndrim i lartë, norma fitimi të larta, cilësi e dobët dhe çmime eksesive. Qeveria të rrisë fiskalizimin, të ndryshojë ligjin dhe udhëzimin për karburantet dhe të kontrollojë sasinë dhe cilësinë në pompë”

Ka qenë kryetari i Komisionit kuvendor të Ekonomisë Erjon Braçe që ndërkohë që pritet vendimi i Komisionit të Konkurrencës për tregun e karburanteve, ka dhënë disa konkluzione të qarta mbi përqëndrimin e lartë të tregut dhe mosfunksionimin e liririsë dhe konkurrencës në treg.

“Ka te dhena te besueshme qe tregu eshte shume shume i perqendruar, 5 kompani-nder te cilat dy cifte kompanish kane te njejtet aksionere, pra praktikisht 3 kompani, zoterojne mbi 70% te tregut te tregtimit te naftes; 3 kompani zoterojne thuajse te gjithe tregun e benzines” shkruan z.Braçe në një postim në FB. Por deputeti që kryeson dhe Komisionin e Ekonomisë thotë se “ka gjithashtu te dhena te besueshme se te gjitha keto kompani, zevendesojne njera tjetren ne operacione tregtare, blejne e shesin nga njera tjetra, percaktojne cmime duke ndryshuar nga njera tjetra ne shume pak diference”.

Lidhur me kompanitë Braçe konkludon se ato përcaktojnë çmime të padrejta duke përfshirë edhe çmimet eksesive të cilat janë dukshëm pa lidhje racionale me vlerën ekonomike të produktit. Sipas deputetit socialist “ka një arsye që çmimet në pompë nuk kanë reflektuar plotësisht uljen e çmimit të naftës: tregu nuk funksionon as i lirë dhe as konkurrues”.

Lidhur me taksat e larta deputeti i mazhorancës thotë se “taksat jane te larta dhe kjo ka qene zgjedhja jone per te dekurajuar konsumin e naftes”.

Por nga ana tjetër z.Braçe ka kërkuar nga Ministria e Financave të ndryshojë një udhëzim që u krijon mundësinë kompanive të kenë shoqëri të tregtimit me pakicë. “Dua ta them se udhezimi ne fuqi eshte i firmosur nga ish ministri i Financave ne vitin 2008, eshte goditur nga Autoriteti i Konkurences ne vitin 2009, por kerkush nuk e ka ndryshuar!! Nje ligj qe i ka krijuar mundesine kompanive te tregtimit me shumice te karburanteve te kene edhe kompanite e tyre te tregtimit me pakice; Nje udhezim per qellime te administrimit fiskal, i cili, i percakton kompanite e pakices si agjent te kompanive me shumice, i jep te drejten kompanive te shumices qe te percaktojne cmimin e shitjes me pakice te naftes e benzines ne pompe, madje i detyron kompanite e pakices te mos ndryshojne kete cmim, perndryshe gjobiten rende”;

Braçe ka shkruar se konkurrenca është e pamundur për shkka të përqëndrimit të lartë të tregut, nuk ekziston fare në pjesën e poshtme të tij, atje te pompat e naftës dhe benzinës dhe se normat e fitimit janë shumë të larta dhe për këtë arsye të gjitha institucionet duhet të veprojnë, të rikthehet konkurrenca në treg, të fiskalizohet tregu, të amendohet ligji dhe udhëzimi si dhe të kontrolohet sasia dhe cilësia në çdo pompë.

Revista Monitor,  16.01.2015