Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Krujë, burg për banorët që vodhën energjinë

Gjykata e Krujës ka dënuar sot me 294 ditë burg në total për 11 të pandehur, banorë të një pallati në qytetin e Krujës të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Në përfundim të procesit gjyqësor , i cili u zhvillua me procedurë të përshpejtuar, gjykata dënoi me nga 24 ditë burg 6 të pandehur që ishin nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

Po ashtu për të njëjtën akuzë, gjykata dënoi me nga 30 ditë burg 5 të pandehurit e tjerë që ishin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë mësohet se për një të pandehur tjetër, gjykimi po zhvillohet me procedurë të zakonshme.

Të 11 të pandehurit, banorë të një pallati, gjatë aksionit të OSHEE-së, ata u evidentuan se kishin vjedhur energjinë elektrike. Por edhe pse OSHEE u ndërpreu energjinë, gjatë kontrollit të ushtruar sërish në qytetin e Krujës, inspektorët zbuluan se ata sërish kishin rilidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme.

Shqiptarja.com 12.01.2015