Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Të gjitha prokurimet elektronike, përveç energjisë

VENDIM PЁR

KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PUBLIK NË MËNYRË ELEKTRONIKE

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe tё neneve 22, pika 1, e 75, të ligjit nr.9643, datё 20.11.2006, “Pёr prokurimin publik”, tё ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Kёshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.Të gjitha procedurat e prokurimit zhvillohen me mjete elektronike.

2.Përjashtohen nga pika 1, e këtij vendimi,:

a)procedura e prokurimit “negociim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”;
b)faza e dytë e procedurave të prokurimit “Shërbim konsulence” dhe “Konkurs projektimi”;
c)procedurat e prokurimit me vlerë të vogël nën 100 000 (njëqind mijë lekë) dhe ato që zhvillohen në raste emergjente;
ç)procedurat e prokurimit me objekt Blerja e energjisë elektrike”.

3.Vendimi nr.45, datë 21.1.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për kryerjen e procedurave të prokurimit publik në mënyrë elektronike”, të ndryshuar, shfuqizohet.

4.Ngarkohet Agjencia e Prokurimit Publik të nxjerrë udhëzimet përkatëse në zbatim të pikës 1, të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

energjia.al  29.12.2014