Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

PS: Buka nuk do rritet për shkak të energjisë

Partia Demokratike ka akuzuar sërish qeverinë se çmimi i ri të energjisë elektrike do të prekë mirëqënien e çdo familje shqiptare. Deputeti demokrat Luçiano Boçi tha se me këtë rritje nga 1 janari shumë produkte bazike si buka, vezët, qumështi, etj do të jenë më të shtrenjta për të gjithë ne, si pasojë e rritjes shumë të madhe të çmimit të energjisë për prodhuesit.

PS: Opozita mashtron, çmimi i bukës nuk do të rritet

I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i partisë Socialiste. Deputetja Olta Xhaçka tha se shkalla e mashtrimit publik të PD arrin në nivele për të ardhur keq. Deputetja socialiste tha se opozita nuk sjell fakte dhe argumente por mashtron gjithë ditën. Ajo siguroi qytetarët të mos dëgjojnë PD-në, pasi çmimi i bukës nuk do të rritet.

“Pasi shqiptarëve u duhet një opozitë që di të mbajë qeverinë nën vëzhgim, por edhe të ofrojë alternativa. Por edhe vetë qeverisë i duhet një opozitë që sjell fakte dhe argumenta, jo thjesht dhe vetëm që mashtron gjithë ditën e ditës. Sot opozita arriti kulmin kur tha se çmimi i bukës do të rritet si pasojë e rritjes se çmimit të energjisë. Por e vërteta është se çmimi i energjisë për furrat e bukës nuk ka ndryshuar. Është i njëjti çmim që ka qenë edhe më parë. Pra qytetarët duhet të jenë të qetë për këtë gjë”, deklaroi Xhaçka.

Deputetja socialiste tha se për 8 vite e futi sistemin energjetik drejt falimentimit. Ajo tha se për tetë vjet rresht PD Nuk e mesatarizoi çmimin, por e rriti.

“Për fashën 300 kilovat e gjeti çmimin 4,5 lekë, e rriti njëherë në 7 lekë dhe në fund e rriti në 7,7 lekë.Për fashën mbi 300 kilovat e gjeti çmimin 9 lekë, e rriti njëherë 12 lekë dhe në fund e rriti në 13,5 lekë.Për çmimin e konsumit të ambienteve të përbashkëta, e gjeti çmimin 4,5 lekë, e rriti njëherë në 7 lekë dhe në fund e rriti në 8 lekë.Në tetë vjet, i rritën çmimet plot dy herë, njëherë në 2006-tën e pastaj në 2010-tën. Dhe në fund, humbjet në rrjet u rriten, vjedhjet u shtuan, sistemi shkoi drejt falimentit.Ndaj sot, kur çmimi nuk po rritet, por thjesht po thjeshtëzohet e mesatarizohet, e mira është që opozita të paktën të mos gënjejë, si në rastin e furrave të bukës, çmimi i energjisë për të cilat nuk ka ndryshuar”, deklaroi Xhaçka.

Shqiptarja.com 29.12.2014