Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kroaci, rigjallërohet ideja e terminalit LNG

Nxitur nga ‘fundi’ i projektit të tubacionit të gazit të Rusisë, South Stream, Kroacia ka rigjallëruar idenë e vjetër prej një dekade në ndërtimin e terminalit të importit të gazit natyror të lëngshëm në portin e naftës së Omisalj në ishullin Krk. Ideja kishte dështuar kryesisht për shkak se kërkesa e Europës për gaz ra gjatë krizës globale financiare, duke e bërë projektin të paqëndrueshëm ekonomikisht për investitorët, përfshirë edhe disa kompani të mëdha europiane të energjisë.

Por kriza në Ukrainë dhe kolapsi i South Stream kanë rifokusuar mendimet në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore drejt nevojës së tyre për të reduktuar vartësinë nga gazi rus dhe cenueshmërinë e tyre ndaj ndërprerjeve të furnizimit që vijnë nëpërmjet tubacioneve në Ukraine. “Çdokush e konsideron këtë arma e mrekullive”, – tha Atila Holoda, drejtor menaxhues i Aurora Energy Kft. Kroacia është e gatshme të nisë një studim të ri fizibiliteti mbi një terminal, me një kapacitet të projektuar vjetor prej katër deri në gjashtë miliardë për metër kub dhe shpreson të fitojë mbështetje politike dhe financiare të shteteve të BE-së dhe Uashingtonit.

Revista Monitor, 27.12.2014