Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE: Çmimi i transmetimit nuk ndryshon

Qytetarët sot presin vendimin e Entit Rregullator të Energjisë për të mësuar çmimin që do të duhet të paguajnë nga 1 janari, për çdo kilovat energji të harxhuar.

Rreth orës 12:00 ERE nisi mbledhjen për çmimin e ri të energjisë. Sipas burimeve konfidenciale të “News 24″, mendohet të jetë rreth 10 lekë për kW/h për familjarët.

Gjatë mbledhjes, ERE ka vendosur të mbajë të pandryshuar tarifën e transmetimit për OST. OST kërkoi më herët rritjen e çmimit të transmetimit në 0.7 lekë.

Enti pritet të vendosë objektiva për vitin 2015, që borxhet e OSHE-s të ulen dhe të shkojnë në 22%, pasi edhe çmimi i energjisë vendoset mbi bazën e këtyre treguesve.

Aktualisht çmimi i energjisë për familjarët është i përshkallëzuar me dy nivele, ku 300 kW/h e para paguhen me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli, 13.5 lekë.

Balkan Web, 26.12.2014