Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkarkohet zv.ministrja si debitore energjie

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar largimin nga detyra të zëvendësministres së Mjedisit, Diana Bejko.

Burime nga kryeministria bëjnë të ditur për “DITA” se zonja Bejko, nga verifikimet e librezës së energjisë, ka rezultuar debitore ndaj OSHEE.

Sipas të njëjtave burime mësohet se shifra ka qenë modeste, dhe bëhet fjalë për shtëpinë e dytë të zonjës Bejko në Velipojë.

Diana Bejko është një nga dy zëvendësministret e Mjedisit dhe në zgjedhjet e 23 qershorit ka qenë në listën e kandidatëve të PS-së për deputete në qarkun e Shkodrës.

Javët e fundit OSHEE po verifikon në mënyrë të hollësishme të gjitha librezat e zyrtarëve të shtetit.

Gazeta Dita, 16.12.2014