Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC humbet terren ndaj SHBA-së

Kërkesa globale për naftën e vendeve të OPEC pritet të bjerë gjatë vitit të ardhshëm në nivelin më të ulët të dekadës së fundit, dhe mjaftueshëm posht nivelit të prodhimit aktual.

Një deklaratë të tillë e ka bërë vetë grupi i vendeve të OPEC, duke nënvizuar faktin se pritet një sufiçit i madh furnizimi nëse nuk ulet prodhimi i tyre apo ai i naftës argjilore amerikane.

Organizata e vendeve eksportuese të naftës parashikon një ulje të kërkesës për arin e zi deri në 28.92 milion fuçi në ditë, rreth 280 mijë fuci më pak se pritshmëritë e mëparshme dhe rreth 1 milion fuçi më pak sesa prodhimi i saj aktual. Ky raport vjen pas vendimit të organizatës për të mos tentuar rritjen e çmimeve duke ulur nivelin e prodhimit.

Eksportuesi kryesor i naftës, Arabia Saudite, ka arritur të bindë vendet e tjera eksportuese se për të luftuar konkurrencën e naftës argjilore në treg do të duheshin çmime të ulta në mënyrë që të rifitojnë disi terrenin e humbur përkundrejt tyre.

Raporti i grupit të OPEC ka ulur pritshmëritë për kërkesën kryesisht saj dobësimit të parashikimit për Europën dhe Azinë, si dhe ka projektuar një rritje të furnizimit me naftë argjilore dhe burime të tjera naftënxjerrëse jo të OPEC-ut. Gjithsesi, nëse rënia e çmimit të naftës do të vazhdojë të mbetet konstante, pritet një impakt në parashikimin për furnizim gjatë vitit të ardhshëm edhe për vendet të cilat nuk janë pjesë e organizatës.

Aktualisht vendet e OPEC prodhojnë rreth 30.05 milion fuci nafte në ditë, dhe pritet një sufiçit prej 1.13 milion fuçi nafte në ditë vitin e ardhshëm. Niveli më i ulët për kërkesën e arit të zi në dekadën e fundit ka qënë në vitin 2004, me 28.15 milion fuçi.

Ekspertët e OPCEC presin një rritje të furnizimit nga vendet jashtë organizatës, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kërkesa globale për arin e zi pritet të jetë në rritje me 1.15 milion fuçi.

Scan TV, 11.12.2014