Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ u përkeqësua 4 herë, në 3 vite

Për të sjellë punën në parametra normal në sistemin e shpërndarjes së energjisë duhen edhe 900 milionë dollarë investime. Burimet zyrtare në Ministrinë e Energjitikës, pohojnë se mundësitë për financim janë të kufizuara, sidomos nga vetë operatorët, të cilët aktualisht janë në gjendje të rrënuar.

Operatori i Shpërndarjes aktualisht vlerësohet me një vlerë negative aksionesh prej 72 miliard lekësh nga rreth 15.6 miliard lekë që ishte 3 vjet më pare, kur u bë privatizimi i tij. Pra, dëmi që është bërë është rreth 90 miliard lekë dhe nga ana tjetër, humbja e trashëguar nga mosrealizimi i të ardhurave, pra nga mosmbulimi i shpenzimeve me të ardhurat shkon rreth 62 miliard lekë, njoftojnë të njëjtat burime.

Në total dëmi nga mungesa e investimeve dhe humbja e vlerës së aseteve ka krijuar një rënje të vlerës me 150 miliardë lekë, vlerë e cila është vështirë të rikuperohet me kredinë të fundit që ka dhënë Banka Botërore prej, 112 milionë dollarësh.

Për furnizimin me energji të qytetarëve janë siguruar tashmë 30 milion dollarë garanci, të cilat do të përdoren në rastet kur furnizuesi publik me shumicë nuk do të jetë në gjendje të furnizojë gjithë energjinë e kërkuar nga sistemi i shpërndarjes për ta transmetuar atë tek konsumatorët final.

Revista Monitor, 11.12.2014