Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgaria shpreson ende tek South Stream

Edhe pse disa u ankuan për tonet e saj të forta gjeopolitike, në aspektin e biznesit tubacioni South Stream i Rusisë përgjatë Detit të Zi dhe Evropës jug-lindore ofroi një marrëveshje të mirë. Aksionerët e Gazprom do të paguanin për ndërtimin e tij dhe furnizimi me gaz do të ishte i lirë, i bollshëm dhe i besueshëm, shkruan Economist. Tanimë ndodh që një Rusi e mbetur ‘trokë’ ka anuluar befas projektin, duke fajësuar ndërhyrjen e Bashkimit Evropian, që tha se planet thyen rregullat e tregut të energjsë. Bullgaria –Tvendi më nevojtar në rajon-ende ka shpresa se South Stream mund të shpëtohet. Por projekte të reja janë në plan teksa vendet e shqetësuara po luftojnë të gjejnë alternative ndaj 63 miliard metra kub gaz që priteshin të siguroheshin nga South Stream.

Sjellja e Rusisë ka nxitur Bashkimin e Energjisë së planifikuar te BE-së. Komisioneri përgjegjës, Maroš Šefčovič, u takua me shefat e energjisë nga Austria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Italia, Rumania dhe Sllovenia në 9 dhjetor për të folur mbi përshpejtimin e planeve për ndërlidhje më të mirë dhe integrimin e treguet ende-fragmentuar rajonal të gazit. Interkonjeksioni i Bullgarisë me Rumaninë do të punojnë vitin e ardhshëm ndërsa është në plan edhe një tubacion i ri për Greqinë. Bullgaria dhe Serbia po planifikojnë gjithashtu një ndërlidhësi. Sllovakia kërkon një tubacion prej 20 bcm Baltik-Ballkan. Hungaria po shpreson të rigjallërojë planet e projektuara prej kohësh për të sjellë gaz nga Azerbajxhani drejt Evropës qendrore. Ajo gjithashtu do të përfitojë nga rigjallërimi i një terminali të planifikuar për gazi të lëngshëm natyror (LNG) në ishullin kroat të Kërk. Ky projekt, do të kushtojë 600 milion (744 milion dollarë) dhe është mbështetur fuqimisht nga Amerika, e cila do të eksportojë edhe vetë LNG duke filuar nga viti i ardhshëm.

Revista Monitor, 12.12.2014