Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lufta e çmimeve të naftës

Rritja e prodhimit të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund ti mbajë çmimet e ulta edhe gjatë vitit të ardhshëm, por mund të detyrojë edhe OPEC të veprojë rreth mesit të 2015.

Arabia Saudite, anëtari kryesor i OPEC, raportoi se parashikon që çmimet të stabilizohen në rreth 60 dollarë për fuçi. Në ditën e Premte, kontratat e naftës Bruto amerikane u mbyllën në rreth 65 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga viti 2009, dhe ky çmim është gati 40% më i ulët krahasuar me Qershorin e këtij viti. Ndërsa nafta Brent e Londrës u mbyll pranë 69 dollarëve për fuçi.

Analistët parashikojnë se shumë shpejt çmimet do të stabilizohen, por Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës do të jetë e detyruar të veprojë pë të ulur prodhimin, mbase në muajin Prill ose Maj të vitit të ardhshëm. Arabia Saudite shumë lehtë mund të përballet me çmime të ulta, por vendet e tjera nuk munden. Nëse OPEC nuk e ul prodhimin, nafta Bruto amerikane mund të bierë deri në 58 dollarë për fuçi dhe nafta Brent e Londrës pranë 60 dollarëve. Analistët parashikojnë gjithashtu se prodhimi i naftës në SHBA do të jetë i lartë edhe gjatë pjesës së parë të vitit 2015.

Scan TV, 06.12.2014