Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ja “varfanjakët” që paguajnë nën 300kv

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish vendosmërinë e mazhorancës për të ndërprerë lidhjet e paligjshme dhe për të ndëshkuar shkelësit e ligjit.

Shefi i qeverisë ka postuar fotografinë e një vile trekatëshe, duke shkruar në Fb: “Shikojeni pak një “varfanjak”, që fshihej pas fashës mbrojtëse 300 kw. E kuptoni, o njerëz, se ç’i ka bërë fasha, vendit?!”

Për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, qeveria shqiptare ka ngritur edhe një grup pune task- force , ku marrin pjesë punonjës të OSHEE-së dhe të Policisë së Shtetit.

Gazeta Dita, 28.11.2014