Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ahmeti zgjidhet zv.drejtor i MEDREG

Në takimin e 18 të asamblesë së përgjithëshme të Rregullatorëve të Energjisë së Mesdheut (MEDREG) I cili u mbajt me 27 Nëntor 2014 në Barcelonë, Kryetari I Entit Rregullator të Energjisë Z. Petrit Ahmeti u zgjodhë Zv.President I saj me një mandate dy vjecar (2014-2016). Rregullatoret e Energjisë së Mesdheut mbledh reth vetes 21 shtete të Mesdheut dhe financohet Bashkimi Europian. Komiteti ekzekutiv I MEDREG për periudhën 2014-2016 do të përbëhet nga presidenti Z.Hafez El-Salmëy, Drejtor I pergjithshëm I Rregullatorit Kombëtar Egjiptian dhe zv president I MEDREG për periudhën 2012-2014, Zv. President Z.Petrit Ahmeti Kryetar I ERE-s dhe Z. Alexandre Santos I Rregullatorit Kombëtar Portugez (ERSE).

Gjatë asamblesë së Përgithshme u zgjodhën dhe drejtuesit e grupeve të punës, ku ERE do të kontriboj në implementimin e strategjisë 2020-2030 e hartuar nga vendet anëtare në bashkëpunim me Bashkimin Europian.

Gjithashtu në Barcelonë u mbajt dhe Forumi I parë për Rregullimin e Energjisë së Mesdheut, në të cilin ishin present më shumë se 120 ekspertë të enrgjisë.

energjia.al 28.11.2014