Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Krerët e PD të publikojnë faturat e energjisë

Në Komisionin e Ekonomisë, kur po raportonte Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, kreu i këtij komisioni, Erjon Braçe ka kërkuar që të bëhen publike faturat e energjisë elektrike për ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Sipas Braçes, Berisha dhe Basha nuk janë parë asnjëhërë në sportelet e pagesave të energjisë, për të dhënë shembullin e tyre. “Nëse e bejnë një herë të vetme këtë gjë– thotë Braçe- le të kundërshtojnë çdo gjë politikisht tonën.

Prandaj për këtë arsye Braçe ka kërkuar që të bëhen publike faturat e tyre.

Erjon Braçe: Duhet të zhbëjmë të gjithë vendimmarrjen kriminale të Sali Berishës dhe të gjithë atyre që kanë menaxhuar bashkë më te sistemin elektroenergjitik shqiptar. Nuk ka më kuptim që ne të paguajmë edhe për vendimet e atij. Do ta besoj këtë njeri që i dhimbset buxheti i shqiptarëve, kur ta shikoja njëherë në radhën e pagesës së energjisë elektrike për të dhënë shembullin e tij konkret. E keni parë ndonjëherë Sali Berishën në 22 vjet të shkojë të hyjë dhe të trokasë në sportelin e energjisë elektrike. T’u japë një shembull gjithë qytetarëve të republikës së Shqipërisë dhe të thotë: Ja unë po paguaj energjinë elektrike.

Bëjani njëherë publike faturën e energjisë elektrike se nuk bëhet qameti. Bëjani njëherë të vetme publike faturën këtij njeriu. E ka dyfishin e shtëpisë sime, apo trefishin e shtëpisë që ka babai e nëna ime e të tjerë familjarë të zakonshëm të Republikës së Shqipërisë dhe sinqerisht jam kurioz të di sa e ka faturën e energjisë elektrike ky njeri?

Sa e ka faturën e energjisë elektrike ai tjetri që ka duplex mu në mes të Tiranës dhe e mban të ndriçuar nga mëngjesi deri në darkë. Është kryetari i Bashkisë së Tiranës ky dhe kryetari i opozitës. Të dalin dhe të japin njëherë shembullin e tyre, pastaj të kundërshtojnë çdo gjë politikisht tonën, çdo gjë le ta kundërshtojnë, po le të japin shembullin e tyre të qytetarisë. Është gjëja më minimale që mund të bëjnë.

Ora News, 24.11.2014