Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Cani: Energjia nuk do të shtrenjtohet

Ministri i Financave, Shkelqim Cani i ftuar në emisionin “Top Story” tha se këtë vit dhe në vitin 2015 nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Por më vonë dicka do ndryshoje, shpjegoi Cani, sepse kosto e energjise eshte me e larte se çmimi aktual i shitjes.

“Sistemi i energjitik në tërësi nuk del me fitim edhe kur humbjet kalojnë vetëm humbjet teknike. Patjetër që një ditë do të ballafaqohemi edhe me çështjen e cmimit. A do të jetë çështja e cmimit në 2016, 2017, kjo do te shihet, por jo në vitin 2015”, tha Cani.

Heqja e fashes se mbrojtur prej 300 kilovat, sipas Canit, do shoqerohet me kompensim per shtresat e varfera dhe keto shtesa do prekin edhe pagat. Por nga ana tjeter Cani konfirmoi se do penalizohen deri edhe me humbjen e vendit te punes ata persona qe punojne ne administraten shteterore dhe qe nuk paguajne energjine elektrike. Per te mbeshtetur reformen ne sistemin energjitik, Cani tha se do te shtohen edhe 1 mije policë.

Top Channel, 20.11.2014