Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria ratifikon huanë e energjisë me BERZH

Rimëkëmbja e sektorit të energjisë elektrike mbetet një nga prioritetet e qeverisë shqiptare. Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për propozimin e projektligjit “për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike”.

Ky projektligj ka ardhur me propozim të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Këshillit të Ministrave, ndërsa tashmë i kalon Kuvendit për shqyrtim e miratim.

Ndërkaq, në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar ratifikimi i marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike.

Shqiptarja.com 19.11.2014