Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie në kontakt me korrentin, rëndë në spital

Një shtetas nga Shkodra, ra në kontakt me rrymën elektrike në shtyllën e tensionit të lartë, ndërkohë që po mundohej të riparonte një defekt. Sipas burimeve të policisë shtetasi Pëllumb Nikaj, nga fshati Nicaj të Shkodrës, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas ngjarjes.

Mësohet se Nikaj po tentonte të kryente një lidhje të energjisë elektrike, por ka prekur gabimisht telat e tensionit të lartë, ku është rrëzuar në tokë nga një lartësi e konsiderueshme.

Shtetasi nga Shkodra u transportua menjëherë drejt Tiranës, pasi sipas mjekëve ndodhet në gjendje të rëndë.

Gazeta Shekulli, 16.11.2014