Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Defekt i rëndë në në Nënstacionin Elektrik të Memaliajt, mijëra familje 3 orë pa drita

Një defekt i rëndë në Nënstacionin Elektrik të Memaliajt, ka lënë pa rrymë elektrike me mijëra familje të qytetit dhe të gjithë zonës përreth që furnizohen nga ky nënstacion për tre orë.

Specialistë nga Drejtoria e Tensionit të Lartë me qendër në Fier kanë shkuar në vendngjarje dhe konstatuan për një avari serioze në një linjë të ekspozuar dhe të pambrojtur nga izolimi. Së bashku me grupet avaro-shpëtuese nga Fieri, po japin kontribut edhe specialistët e OSHEE Rajoni Gjirokastër të cilët janë duke punuar për rikthimin e energjisë në një kohë sa më të shkurtër.

Shqiptarja.com  11.06.2020