Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pensionistët do kompesohen për energjinë

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, duke bërë një prezantim të buxhetit të vitit 2015, si dhe pjesës nga buxheti që do t’i akordohet kësaj ministrie, theksoi se pensionet do të jenë prioriteti i dikasterit që ai drejton.

Duke folur konkretisht ministri Veliaj tha se për vitin 2015 janë parashikuar 760 milionë dollarë për pensionet ose më saktë 5% e GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto). Veliaj u ndal edhe tek reforma në sistemin energjitik, dhe heqjes së fashës prej 300 kw/h si dhe ndikimi që do të ketë kjo tek pensionistët.

Në këtë kontekst, Veliaj theksoi se pensionistët kryefamiljarë që preken nga heqja e fashës do të rimbursohen. Madje ministri nënvizoi se edhe nëse ata nuk i kalojnë 300 Kw/h, ata nuk do t’i kthejnë paratë, por do t’i mbajnë.

“Prioriteti ynë më i madh janë pensionet, 760 milionë dollarë, që përbëjnë mbi 5% të GDP. Në vitin 2015 ne do të punojmë për reformën e pensioneve, që është reforma me efektin ekonomik më të madh në buxhet. Përfaqëson rreth 7.1% të GDP. Pra për herë të parë do të kemi pensione dinjitoze. Gjithashtu nga heqja e fashës së energjisë, ne do të rimbursojmë pensionistët kryefamiljarë. Por megjithatë edhe kush nuk i kalon 300 Kw/h, nuk do t’i kthejë paratë e rimbursimit, por do t’i mbajë ato.” theksoi Ministri i Mirëqënies Sociale.

Shqiptarja.com 12.11.2014