Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punëtorët e KEDS kërcënojnë me grevë

Punëtoret e KEDS-it i kanë dhëne afat menaxhmentit të kësaj kompanie edhe 4 javë për realizimin e kërkesave të tyre për ngritje të pagave dhe kushte më të mira të punës.

Përndryshe ata paralajmërojnë se do të marrin masa tjera, duke mos përjashtuar dhe bllokim total, apo grevë të përgjithshme.

Fehmi Pajaziti, kryetar i sindikatës në një konferencë për media tha se ata kanë filluar negociatat me bordin e KEDS-it, të cilët sipas tij kanë kërkuar kohë shtesë për realizimin e kërkesave të punëtorëve.

“Duke e parë interesin e punëtorëve dhe kërkesat e punëtorëve, këshilli grevist ka vendosur t’i jap afat maksimumin prej katër javëve. Prandaj edhe pse i është dhënë afat bordit të KEDS-it, me ndërmjetësues të licencuar. Punëtorët janë kategorik dhe do të jemi kategorik në realizimin e kërkesave të tyre. Nëse nuk vije deri te zgjidhja e kërkesave të punëtorëve me anë të dialogut, do të jemi të shtyrë që të futemi në grevë të përgjithshme”, thotë Pajaziti.

Ndërsa, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) Haxhi Arifi tha se ata do t’i përkrahin kërkesat e punëtorëve të KEDS-it, të cilat sipas tij, janë tw drejta dhe legjitime.

“Ne deri në fund do t’i rrimë përkrah kërkesave të punëtorëve të KEDS-it, edhe pas protestave dhe grevave, prapë ulemi në tavolinë dhe nënshkruhet edhe diçka, që të vije para asaj që e përmendi, e që ne nuk e dëshirojmë. Por nëse vije deri tek ajo, sigurisht do të pësojmë të gjithë edhe populli. Sepse ne do ta bllokojmë KEDS-in“, tha Arifi.

Ndryshe, punëtorët e KEDS-it si pasojë e mos realizimit të kërkesave të tyre për ngritje të pagave prej 120 euro, dhe kushte më të mira për punë.

Telegrafi, 11.11.2014