Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

General Electric blen Alsthomltd

Qeveria franceze miratoi zyrtarisht të martën blerjen e njësisë elektronike të të kompanisë “Alsthomltd” nga amerikania General Electric me një vlerë prej 12.35 miliardë euro.

Ministria e Financës e Francës njoftoi se pas blerjes, kompania e re “Alsthomltd” do të ketë burime të mjaftueshme, dhe do të bëhet lideri i Francës dhe Europës në fushën e transportit.

Ndërkohë qeveria franceze do të fillojë procesin e blerje së 20% të aksioneve nga aksionari i madh i kompanisë “Alsthomltd”, që është kompania “Bouygues”.

Kompania “Alsthomltd” ka qenë kompania lider për ofrimin e pajisjeve të elektrike dhe të infrastrukturës së transportit. Ajo gjithashtu ka qenë simboli francez i teknologjisë së lartë, kurse tani përballet me sfida të mëdha të konkurrencës globale.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 08.11.2014