Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Panairi ”Energjia, sfida e së ardhmes”

Ministria e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me “Tirana Expo Centre” organizoi në datat 7 – 9 Nëntor 2014, Panairin e Energjisë, “Energjia, Sfida e së Ardhmes”. Ky eveniment synon t’u shërbejë zhvillimeve, progresit dhe inovacionit të mëtejshëm në këtë sektor jetik, duke mbledhur aktorët kryesorë që veprojnë në Fushën e Energjitikës, Hidrokarbureve dhe Energjisë se Rinovueshme në Shqipëri.

Panairi paraqet kapacitetet dhe mundësitë për zhvillimin energjetik, shkëmbimin e eksperiencave mes aktorëve brenda vendit dhe atyre nga jashtë vendit që operojnë në Shqipëri.

Panairi “Energjia, Sfida e së Ardhmes” është një kontribut i rëndësishëm për prezantimin dhe njohjen e Energjinë së Rinovueshme, duke bërë bashkë produktet e reja që kanë lidhje me Energjinë Diellore, Erën, Ujin dhe Biomasën.

Në axhendën 3 ditore të Panairit ishin planifikuar disa konferenca, seminare dhe takime B2B, duke u dhënë mundësinë ekspertëve të fushës të ndajnë eksperiencën e tyre, të shkëmbejnë mendimet, diskutojnë zhvillimet e fundit dhe sfidat e këtij sektori.

Gjatë ceremonisë zyrtare të çeljes së panairit Zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja mbajti një fjalë para të pranishmëve:

“Është kënaqësi për ne që sot të nisim një iniciativë e cila ka të bëjë me stimulimin e asaj që ne e quajmë gjenerim, prodhim i energjisë, shpërndarje, investime në fushën e energjisë. Ajo çfarë sillni ju sot këtu, është pikërisht ajo çka ne duam të promovojmë si e ardhmja e këtij sistemi. Një e ardhme e cila jo thjesht do të sjellë punësim, jo thjesht do të sjellë rritje ekonomike, por do të bëjë të mundur që ekonomia shqiptare të marrë lirisht frymë, të ketë më tepër mundësi të integrohet në tregun rajonal dhe mbi të gjitha të standardizohet në standardet sot evropiane të konkurrencës.

Unë do të thoja që energjia që ne sot promovojmë, edhe pse në kostot e biznesit, zë një përqindje shumë të ulët në strukturën e kostos, 3 apo 5% , mjafton që një ditë të ndalojë çdo njësi ekonomike apo çdo njësi e biznesit ndalet menjëherë. Pra, nuk është çështja ne sot mbulojmë volumin, atë çka në bazë përbën thelbin e çdo biznesi, por ne mbulojmë sot zemrën, atë që i jep energji në përgjithësi ekonomisë, fuqi motorike, fuqi lëvizëse, e bën atë të jetë e gjallë dhe njëkohësisht të jetë stimuluese e iniciativave të reja. Pra, energjia duhet promovuar.

Ju uroj suksese në këtë panair, sa më tepër bashkëpunim, sa më tepër të zgjeroni lidhjet tuaja dhe sa më shumë të viheni në ndihmë të ekonomisë shqiptare në çdo lloj dimensioni.

Ju faleminderit!”

energjia.al 07.11.2014