Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tiranë, hapet ekspozita ‘Uji dhe energjia’

Në kuadër të javës kombëtare të ujit është çelur ekspozita e përbashkët ballkanike Uji dhe Energjia. Profesionistë të sektorit të ujit nga gjithë Ballkani do të prezantojnë dhe diskutojnë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizime duke i gërshetuar me marrëdhëniet që ka uji me energjinë.

Pas reduktimit të humbjeve të energjisë elektrike, qeveria shqiptare është e përkushtuar të reduktojë dhe humbjet në rrjet të ujit. Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto në Konferencën e Përbashkët Ballkanike “Uji dhe Energjia”, tha se një nga prioritetet e sotme është ulja e humbjeve.

Duke e konsideruar si një ndër objektivat prioritar reduktimin e humbjeve në rrjet, ai theksoi se 67% e ujit të prodhuar që humbet klasifikohet si humbje teknike.

“Pjerrësinë natyrore që Shqipëria ka sot nga lindja drejt perëndimit dhe territori malor në 2/3 e vendit është një avantazh parësor dhe element deçiziv, i cili do të konsiderohet në të projektimet dhe investimet e së ardhmes. Në sistemin e Ujësjellësit, sot përballemi me situatën ku 60% e volumit të ujit në sistemin aktual realizohet me ngritje mekanike dhe kjo sjell kosto shumë të lartë për energjinë e shpenzuar” tha Haxhinasto.

Ministri theksoi se menaxhimi me standard të lartë dhe investimet e mëtejshme do të kontribuonin në furnizimin e popullatës me ujë të pijshëm, pasi rreth 19% e popullatës nuk akseson drejtëpërdrejtë sistemin e ujësjellës-kanalizimeve.

Haxhinasto tha se sfidat në sektor kërkojnë ndryshime rrënjësore dhe do të jenë prezente në strategjitë që po zhvillohen, si parime të rëndësishme për dizainimin dhe programimin e investimeve dhe reformave në të ardhmen.

Ekspozita e organizuar nga shoqata ujësjellës kanalizime do të jetë e hapur për të gjithë të interesuarit në datat 5-6-7 nëntor në ambientet e hotel “Tirana”.

Shqiptarja.com 06.11.2014