Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS: Problemet janë tejkaluar

Zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra, në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar se problemet me reduktimet e mëdha të rrymës, gjatë ditës së djeshme, tashmë janë tejkaluar.

Sipas tij, së pari ka pasur import të rrymës, pastaj problemi me Kostin dhe EMS-në në Serbi ka qenë që nuk ka mundur të realizohet importi brenda ditës.

Ai ka shtuar se megjithatë tashmë është kthyer edhe njësia B1 në kuadër të Korporatës Elektrike të Kosovës (KEK), dhe nuk ka kurrfarë problemi.

“Ne kemi blerë import të rrymës për ditën e sotme, dhe është kthyer në funskion B1, dhe tashmë kemi energji elektrike në sasi të tepërt. Mirëpo, me rëndësi është se gjendja është stabile në tërë Kosovën. Në ditët në vazhdim shpresojmë se nuk do të ketë ndonjë problem, vetëm nëse prapë ndodh ndonjë prishje në ndonjë njësi te KEK-ut. Deri sa të finalizohet marrëveshja në mes Kostit dhe EMS, ne nuk mund të bëjmë import brenda ditës, kështu që deri atëherë stabiliteti i furnizimit me energji elektrike varet nga prodhimi”, ka thënë Shkodra.

Ndryshe, dje në tërë territorin e Republikës së Kosovës ka pasur probleme të furnizimit me energji elektrike, e në disa rajone të Kosovës reduktimet e rrymës kanë shkuar në orarin 3 orë me rrymë dhe 3 pa të.

Telegrafi, 04.11.2014