Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Projekti për rimëkëmbjen e sektorit energjitik

Fjala e mbajtur nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z. Damian Gjiknuri në takimin kombëtar me temë “Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban e mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”

Të nderuar pjesëmarrës,

I nderuar Zoti Kryeministër,

I nderuar Zoti Kryetar i Kuvendit,

Të gjithë punonjës të energjetikës, forcave të policisë, të institucioneve të tjera që janë këtu prezente,

Kam kënaqësinë të hap këtë takim sot, një aktivitet që synon fillimin e një fushate shumë të rëndësishme dhe jetike për sektorin e energjetikës në Shqipëri. Pse e them këtë?! Dikujt, mbase këto fjalë do t’i dukeshin ekzagjerim dhe kjo audience, mbase duket e pa natyrshme. Mund të pyesin se pse duhet të jenë forcat policore këtu? Pse duhet të jenë organet e drejtësisë këtu? Por, realisht jemi përpara një situate kritike me energjinë, për shkak të abuzimit dhe vjedhjes së saj. Prandaj, fillimi i kësaj fushate është shumë e mirëpritur, ka pasur mesazhet më të mira dhe pritshmëritë më të mira nga publiku.

Dua të falënderoj në veçanti Kryeministrin, jo për shkak të kortezisë që natyrshëm dikush mund të mendojë si Ministër ndaj Kryeministrit, por për rëndësinë që i ka dhënë këtij mesazhi në momentin e duhur. E ardhmja e sektorit energjetik varet edhe nga këto veprime jetike që do ndërmarrim në këto muaj në vijim. Roli i policisë dhe organeve të drejtësisë është kyç për këtë sukses, sepse pa luftuar abuzimin në atë pikë sa ai të fillojë të mos kthehet më problem si një tumor që i ka hyrë këtij sistemi, do të jetë e vështirë që të vazhdojmë me reformat e tjera aq të rëndësishme, për ta kthyer sektorin energjetik në një sektor fitimprurës që të ecë me këmbët e veta. Prandaj, kjo terapi kaq e nevojshme ndaj këtij tumori është faza e parë dhe më jetike për rimëkëmbjen e sektorin energjetik.

Megjithatë, sektori energjetik ka plagë të thella, plagë të trashëguara, të cilat na kanë sjellë në këtë pikë ku jemi. Në cilësinë e Ministrit të Energjisë, dua të jap një panoramë të asaj se përse jemi këtu dhe mbi të gjitha çfarë synojmë të bëjmë për të ecur përpara. Ajo çfarë pret publiku nga ne është që pas kësaj terapie, kaq të nevojshme dhe ligjzbatuese, çfarë perspektive do të ketë ky sektor?

takimi kombetar per mbrojtjen e energjise, sallaPor, në fillim le të themi pse erdhëm në këtë situatë. Përtej asaj propagande të madhe që dikur dëgjonim me vite të tëra për superfuqi energjetike, ajo që gjetëm qe një ‘kufomë’ energjetike dhe këtë tashmë e dinë të gjithë. Një situatë me një mungesë totale investimesh në sektorin e shpërndarjes, një borxh i akumuluar që arrinte mbi 1.1 miliard dollar. Dhe pikërisht, kjo erdhi për shkak të një privatizimi të dështuar që bëri ish qeverisja, për shkak të politikave keqmenaxhuese dhe politikave favorizuese që çuan në falimentimin e këtij sektori.

Privatizimi i Kompanisë së Shpërndarjes qe një dështim i plotë për shkak edhe të një marrëdhënieje jo të qartë mes qeverisë dhe vet investitorit privat. Kjo gjë çoi në një degradim të situatës nga niveli 34% i humbjeve në vitin 2008, në nivelin e 45% të humbjeve mesatare në vitin 2013. Madje, kur erdhëm në pushtet konstatuam se niveli i humbjeve kishte vajtur mbi 50%, duke përbërë një kërcënim jetik për mbarëvajtjen e sektorit energjetik, madje duke qenë gati në prag kolapsi përsa i përket furnizimit me energji elektrike.

energjia.al  27.10.2014