Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: Rriten arkëtimet, ulen humbjet

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një postim në rrjetin social facebook, me anë të një grafiku ka vlerësuar punën e bërë nga Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike OSHEE në uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve.

Këto të dhëna u publikuan vetëm pak ditë më parë nga OSHEE.

Grafiku tregon se në shtrirjen kohore prej 1 viti, arkëtimet në janar-shtator 2014 janë rritur me 59 milionë dollarë më shumë se periudha janar-shtator 2013.

Po ashtu, grafiku tregon se niveli i humbjeve në rrjet ka pësuar një rënie drastike nga 53% që ishte në dhjetor 2013, është ulur në 31.7% në shtator 2014.

Gjithashtu grafiku që ka postuar kryeministri Rama në facebook shoqërohet edhe me një kujtesë për vjedhjësit e energjisë elektrike:

KODI PENAL: Burg kush vjedh energjinë.

energjia.al 17.10.2014

humbjet dhe arketimet ne oshee janar 2013 - shtator 2014