Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KOSTT do marrë 30 mln euro hua

Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për Kredi financiare në mes të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT sh.a).

Me këtë marrëveshje KOSTT sh.a do të huazojë nga BERZH 30 milion Euro, për të mundësuar ndërtimin e disa nënstacioneve elektrike 110/10(20)kV në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit, për qytetarët e Kosovës.

Këto Nënstacione gjithashtu krijojnë kushte të volitshme për zhvillim ekonomik në regjionet ku do të ndërtohen.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga z.Holger Muent, drejtor për Ballkanin Perëndimor i BERZH dhe z.Naim Bejtullahu, Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 15.10.2014