Nafta, ‘luftë’ mes Iranit dhe Arabisë
Ecuria në rënie që prej disa javësh ka prekur tregun botëror të naftës po vijon duke tronditur edhe çmimin e referencës Brent, që arriti deri në 88,11 dollar për fuçi, minimum që prej vitit 2010.
Klima e rritjes së pesimizmit për rritjen e ekonomisë botërore dhe ulja e çmimeve nga Irani, që ka ndjekur në këtë drejtim Arabinë Saudite, shkaktuan rënien poshtë 90 dollarëve për fuci, një barrier psikologjike, por edhe teknike. Por tendenca në ulje e çmimit të naftës dhe në përgjithësi e lëndëve të para, që janë pranë minimumeve në 5 vitet e fundit, nuk mund të shpjegohet vetëm me shkaqe teknike.
Pas disa vitesh me çmime tepër të larta, oferta për lëndët e para më në fund është rritur dhe në rastin e naftës për meritë sidomos të tregut amerikan, ku prodhimi ka arritur deri në 8,9 milionë fuci në ditë javën e shkuar, maksimumi që nga viti 1986 dhe 80% më shumë krahasuar me nivelin e vitit 2008, kur çmimi I një fuçie preku nivelin më të lartë historic prej 147 dollarë. Por, ekspertët mendojnë se problem është se prodhimi I ri I naftës, ashtu edhe I metaleve, mineraleve të hekurit e më gjerë, po arrin në tregje në momentin e gabuar.
Sipas tyre, kërkesa është e dobët dhe parashikohet që të ulet më tej. Në një situatë të tillë vetëm një ulje e fortë e prodhimit nga OPEC mbase mund të arrijë të ndryshojë tendencën në rënie të çmimit të naftës. Por karteli botëror I eksportuesve mendon të kundërtën dhe anëtarët e tij me në krye Arabinë Saudite duket se po luftojnë të përfitojnë pjesë më të mëdha të tregut botëror, sesa të mbrojnë çmimet.
Scan TV, 11.10.2014