Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rumani, bie 13% furnizimi me gaz rus

Furnizimet me gaz rus ndaj Rumanisë ranë 13% të vëllimit të dakorduar, referoi Departamenti i Energjisë së vendit. ‘Nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe (Rusia) duhet të mësohet me situata të tilla,’ tha ministri i energjisë së Rumanisë, Rezvan Nikolesku.

Rumania plotëson 80% të nevojave të saj të gazit nga prodhimi i gazit vendas dhe gjiganti i gazit të Rusisë Gazprom furnizon 20% të nevojave të mbetura.

Që nga 8 shtatori operatorët e tubacioneve të gazit në Poloni, Sllovaki, Gjermani, Austri, Rumani dhe Itali kanë raportuar veçmasi mbi rënien në furnizimet e gazit rus që variojnë nga 5% në Rumani në 45% në Poloni dhe 50% në Sllovaki.

Revista Monitor, 06.10.2014