Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimi i arit, nivel minimal

Çmimi I arit bie nën nivelin e 1200 dollarë për onz, saktësisht në $1192. Shifër kjo që thyen një barrierw e cila prej kohësh dukej e paprekshme.

Të dhënat mbi punësimin në SHBA duket se janë arsyeja kryesore për një zhvlerësim të tillë rekord të mineralit të luksit. Vetëm në muajin shtator janë krijuar rreth 248.000 vende pune në SHBA, rreth 38000 më shumë se parashikimet dhe frika se Federal Reserve do të rrisë normat e interesit më herët se mesi I vitit 2015 kanë krijuar luhatje të tilla në cmimet e arit.

Papunësia në Kontinentin e Ri muajin e shkuar zbriti nga 6.1% në 5.9, rekord ky që nga muaji korrik I vitit 2008 dhe 0.1 % më pak sesa limiti që kishte vënë Federal Reserve për të rritur normën bazë të interesit. Viti I ardhshëm pritet të vazhdojë me të njëjtën ecuri, për sa I përket cmimit të arit. Vetëm blerjet në tregun aziatik mund të ndihmojnë në një drejtim tjetwr të kursit, por analizët e shohin me skepticizëm të madh këtë treg si mundësi shpëtimi. Ndërkohë pritet që FeD të mbledhë komitetin monetar në datat 28 dhe 29 tetor për të dalë me konkluzione më të qarta.

Scan TV, 04.10.2014