Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Humbjet në rrjet, problem shpërndarja

Sektori i shpërndarjes së energjisë elektrike vazhdon të jetë më problematiku përsa i përket humbjeve dhe vjedhjeve të energjisë.

Sipas raportit të Komunitetit të Energjisë, në vitin 2012 këto humbje arrinin në vlerën e 46.38%, e totalit të konsumit, apo rreth 3.2 gigavatorë. Në vitin 2013, humbjet në rrjet janë reduktuar thuajse në mënyrë të papërfillshme, duke arritur në 45.04% apo diçka më shumë se 3.2 gigavatorë, duke marrë parasysh se konsumi i energjisë gjatë vitit që lamë pas është rritur. Nëse marrim në konsideratë të dhënat e publikuara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku në 6-mujorin e parë të vitit, humbjet në rrjet u reduktuan me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në vlerën e rreth 42% të totalit të konsumit.

Një vlerë tepër e lartë kjo për buxhetin e shtetit dhe financat e kompanisë së shpërndarjes, duke ditur se, ulja me 7% e humbjeve do të thotë 45 milionë dollarë më shumë në arkën e qeverisë. Përfaqësues të ministrisë së energjisë kanë deklaruar për TV SCAN se objektiv i këtij viti mbetet ulja e humbjeve duke i mbajtur ato në vlerën e 38% brenda fundit të vitit. Humbje janë realizuar edhe në sektorin e transmetimit, në vlera shumë të ulëta krahasuar me sistemin e shpërndarjes, dhe kryesisht këto humbje vijnë për shkak të amortizimit të linjave të tensionit të lartë.

Sektori energjetik shqiptar ka nevojë për financime të shumta që të rimëkëmbet, të cilat mund të tejkalojnë vlerën e 1.5 miliardë euro. Megjithatë, në mungesë të financimeve të huaja dhe pamundësisë së qeverisë për të investuar, vetë kompania ka bërë një punë të vakët përsa i përket rritjes së arkëtimeve në vend, të cilat janë të barabarta me uljen e humbjeve në rrjet, apo 7% e konsumit të energjisë elektrike.

Scan TV, 02.10.2014