Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AK-ERE, të rritet efiçenca në energji

Sot paradite në ambjentet e Autoritetit të Konkurrencës u zhvillua një takim mes dy organeve vendimmarëse te Autoritetit të Konkurrecës dhe Entit Rregullator të Energjisë, lidhur me disa çështje të liberalizimit te tregut dhe konkurrencës në sektorin e energjisë elektrike dhe sektorin e gazit natyror.

Gjate diskutimeve u ritheksua domosdoshmëria e bashkëpunimit midis dy rregullatoreve për mirefunksionimin dhe rritjen e efiçences ne tregun e energjise elektrike dhe te gazit natyror, si ne aspektin monitorues, ashtu edhe ne aspektin ligjor. Nga ana e përfaqësuesve të ERE-s u shpreh gadishmëria për ta thelluar bashkëpunimin në drejtim të diskutimit të problematikave qe mund te paraqesin aktet ligjore dhe nënligjore në fushën e energjisë elektrike dhe te gazit natyror ne faza te ndryshme te zhvillimit te tregut.

Të dy institucionet do të bashkëpunojnë ngushtësisht gjatë procesit të hartimit dhe permiresimit të dokumentave strategjikë për zhvillimin e tregut si Modeli i Tregut të Energjisë Elektrike, Tregut të Gazit, p-ligji “Për energjinë elektrike”, p-ligji ‘Për gazin natyror”, draft-rregulloret për blerjen e energjisë elektrike dhe procesit të diskutimit të tarifave të energjisë për operatorët e prodhimit, sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.

energjia.al 03.10.2014