Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hungaria i ndërpret gazin Ukrainës

Operatori i rrjetit gazsjellës të Hungarisë, FGSZ ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dërgesat në Ukrainë. Ukraina merr gaz nga Hungaria, Polonia e Sllovakia që prej ndërprerjes në qershor së furnizimit nga Rusia për fatura të papaguara.

Kompania shtetërore ukrainase Naftogaz konfirmoi pezullimin, duke thënë se ishte “i papritur e i pashpjeguar”.

FGSZ tha se veproi kështu për të shtuar kalimet në Hungari për një rritjeje të papritur të kërkesës.

Me afrimin e dimrit, po shtohet frika se Ukraina nuk do të mund të ngrohë shtëpitë apo të furnizojë industrinë e saj, pa ndihmën e Rusisë. Ministrat rusë e ukrainas të energjisë do të takohen në Berlin me ndërmjetësimin e BE, për kalimin e krizës.

Marrdhëniet mes dy vende me më shumë popullsi të ish-Bashkimit Sovietik u tensionuan pas përmbysjes së presidentit pro rus të Ukrainës Viktor Janukoviç, në shkurt.

Gazeta Shekulli, 26.09.2014