Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Skenarët e rritjes së tarifave

Ekspertët e rregullimit të tregut në ERE, po mendojnë për një zgjidhje në rregullimin e tarifave ndërmjet shoqërive KESH-OST-OSHEE me ndikim të moderuar në rritjen e çmimeve të pakicës për klientët tariforë. Burimet nga Drejtoria e Rregullimit të Tregut konfirmuan se për herë të parë, ERE do të tentojë të mos pranojë humbjet si element i kompanisë. Kjo do të thotë që çdo ndryshim tarifash nuk lidhet me humbjet e operatorit të shpërndarjes ose më qartë, qytetarët që e paguajnë energjinë, nuk do të jenë të detyruar ta paguajnë edhe për vjedhjet dhe humbjet në sistemin e shpërndarjes.

Një skenar tjetër është një rritje e lehtë e tarifave të energjisë sa norma e inflacionit nga 2-3% dhe mbrojtja e shtresave sociale në nevojë nga kjo rritje.

Rregullimi i tarifave mes operatorëve është një skenar i njohur i ERE-s gjatë 4 viteve të fundit, pasi nuk janë ndryshuar tarifat për klientët tariforë, por vetëm ato ndërmjet shoqërive. Ky është një skenar i mundshëm, por që kërkon rishikimin e modelit ekzistues të tregut dhe deklaratës rregullatore që skadon më 31 dhjetor të këtij viti.

Revista Monitor, 25.09.2014