Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Komisioni miraton garancinë pë CEZ-in

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratuan projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë sovrane dhe të zhdëmtimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, bankës Vseobecna Uverova Banka A.S, Sllovaki dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania,sh.a., për kundërgarancinë e bankës Vseobecna Uverova Banka A.S.,Sllovaki, për marrëveshjen e garancisë bankare,ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike,sh.a., dhe bankës Vseobecna Uverova Banka A.S., Sllovaki, dhe për marrëveshjen e huasë ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, sh.a””

Të ftuar në komisione ishin zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja, i cili theksoi se do lëshohet garanci për OSSHE prej 83 milion euro. Ai sqaroi se marrëveshja është bërë me bankën sllovake.

Ndërkohë, z. Bejtja bëri të ditur se është paguar kësti i parë i dëmshpërblimit për CEZ. “Impakti i kësaj kredie në buxhetin e shtetit është 0. Kërkohet garancia si mbulim. Pagesat janë të ndara në 5 këste, një e paguam”, shtoi Bejtja.

Në datën 23 qershor 2014, është nënshkruar marrëveshja për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve të krijuara. Kjo marrëveshje përmban disa kushte të nevojshme, përmbushja e të cilave kushtëzon hyrjen në fuqi të saj. Kostot e kësaj garancie do të përballohen nga buxheti i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (njohur më parë si CEZ, Shpërndarje). Kjo marrëveshje garancie sovrane nuk i referohet një transaksioni ekonomik mbi të cilin lindin detyrime tatimore.

energjia.al 23.09.2014