Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greqia vlerëson ndikimin e TAP në mjedis

Ministria e Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimaterike e Greqisë dha miratimin e saj formal dhe nënshkroi Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) të dorëzuar prej Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) për seksionin grek të tubacionit, duke përmbushur kështu një tjetër etapë tejet të rëndësishme për projektin.

Miratimi i VNMS-së vjen pas një përfshirjeje tejet të gjerë me të gjitha palët përkatëse, përfshirë këtu diskutimet të rregullta me komunitetet vendore, këshillimet publike dhe bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet vendore dhe kombëtare të përfshira në proces. TAP-i mbetet i angazhuar të dorëzojë me përgjegjshmëri një projekt të klasit botëror në Greqi, dhe për këtë qëllim, TAP-i do të vijojë të punojë ngushtë dhe në bashkëpunim me të gjitha palët e përfshira.

Raporti përfundimtar VNMS është në përputhje të plotë si me legjislacionin grek ashtu edhe me atë të BE-së, si dhe përmbush kërkesat e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe ato të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC).

energjia.al 16.09.2014