Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompani rumune blerjnë aktivet e Enel

Disa kompani rumune janë të interesuara në blerjen e disa pjesëve të biznesit të grupit italian Enel në Rumani, tha ministri i Energjisë, Razvan Nicolescu në një takim me përfaqësuesit e Enel.

Nicolescu u takua me Luca D’Agnese, anëtar i bordit të Enel, përgjegjës për operacionet ndërkombëtare për të folur rreth synimeve të Enel në lidhje me operacionet e grupit në Rumani. D’Agnese gjithashtu shërbeu si CEO i operacioneve të Enel në Rumani nga muaji mars i vitit 2011 deri në mars të vitit 2014. Enel njoftoi në korrik se ajo do të shesë biznesin e saj të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në Rumani, të cilat mbulojnë tre nga rajonet e vendeve dhe gjenerojnë një xhiro vjetore të konsoliduar prej më shumë se 1.1 miliardë eurosh. Në fillim të javës së kaluar, CEO i grupit tha se blerësi për këto operacione do të gjendet deri në fund të këtij viti.

Distributori rumun shtetëror i energjisë elektrike, Electrica, i cili u rendit kohët e fundit në Bursën e Bukureshtit dhe të Londrës pas rriti 444 milionë euro në një ofertë publike fillestare (IPO) është i interesuar në blerjen e disa aktiveve të Enek, sipas burimeve në tregun e energjisë. Kjo u konfirmua nga ministri i Energjisë në takimin me delegacionin e Enel.

“Ne zyrtarisht i njoftuam ata (Enel) se disa kompani rumune janë të interesuara në marrjen pjesë të operacioneve të tyre në Rumani, dhe se shteti mbështet plotësisht kompanitë me aksionerë rumunë”, – tha Nicolescu. Ai shtoi se kjo ishte arsyeja kryesore pse shteti ndryshoi ligjin për privatizimet të cilat nuk lejonin kompanitë shtetërore të blinin kompani të tjera.

Nicolescu gjithashtu u kërkoi përfaqësuesve të Enel të sqaronin situatën e pagesave të dividentëve. Enel mban shumicën e aksioneve në tre kompani të shpërndarjes së energjisë elektrike në Rumani: Enel Distributie Muntenias, Enel Distributie Dobrogea dhe Enel Distributie Banat. Shteti rumun është një aksioner pakice në këto kompani dhe po të njëjtën pozitë ndan edhe fondi i investimeve rumune, Fondul Proprietatea.

Këto kompani menaxhojnë një rrjet të energjisë prej rreth 91,000 kilometrash në rajonet ku ato operojnë, duke shpërndarë rreth 14 TWh energji elektrike në vit (me një pjesë të tregut të brendshëm prej 34%) dhe duke shitur rreth 9 TWh në vit rreth 2.6 milionë klientëve, prej të cilëve 2.4 milionë janë banorë (me një pjesë të tregut të brendshëm prej 20%), dhe 0.2 milion janë biznese (me një pjesë të tregut të brendshëm prej 38%). Në 2013-n, këto kompani kishin të ardhurat e konsoliduara prej 1.12 miliardë eurosh dhe fitime operacionale (EBITDA) prej 289 milionë eurosh.

Citigroup dhe UniCredit ndërmjetësojnë shitjen e aktiveve rumune për Enel.

Revista Monitor, 13.09.2014